1.1

Përvoja e jetës

Spread the love

Hyrje

Hazret Imam Aliu (a.s.) në lidhje me përvojën jetësore ka thënë:

  • “Përvojat janë dituri të fituara”.

Hazret Imam Aliu (a.s.) duke iu drejtuar djalit të tij hazret Hasanit (a.s.) tha:

  • “Kam nxituar me edukimin tënd para se zemra të forcohet, dhe mendimi të okupohet, që të jesh i përgatitur përmes mendjes tënde për të kapur frytet e përvojave të tjerëve. Në këtë mënyrë do të jesh i kursyer nga barra e kërkimit të tyre dhe do të ruhesh nga vështirësitë e të sprovuarit”.
  • “Kush nuk i provon punët, është i mashtruar”.
  • “Kush i vërteton përvojat, do të ruhet nga vendet e rrezikshme, kush e sheh veten të panevojshëm për përvojë, nuk sheh mbarimin e punëve”.
  • “Të menduarit e njeriut është në madhësi të përvojës së tij”.

Kurse imam Xhafer Sadiku (a.s.) ka thënë:

  • “Le të mos lakmojë njeriu me përvojë të vogël, i mahnitur me mendimin e tij, për çfarëdo lloj pushteti”.

(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 95-96)




There are no comments

Add yours