7.1

Etika në vizitë tek i sëmuri

Spread the love

Hyrje

Në vendet publike një mashkull (vlen edhe për femrën) i edukuar:

  • Gjithmonë e di se, kur një mik sëmuret, është mirë që ditën e parë të mos nxitojë për vizitë, sepse i sëmuri s’e ka mendjen te vizitorët. Mund të pyesë në telefon prindërit për gjendjen e të sëmurit.
  • Kur miku ndihet më mirë, interesohet nëse mund të shkojë ta shohë.
  • Gjatë vizitës tek i sëmuri nuk flet për sëmundjen, për paraqitjen e jashtme. Nëse është shok i studimeve, i flet për të rejat e fakultetit, i ndihon për të bërë mësimet, kurse nëse është koleg i punës, i flet për ndodhitë e reja në punë derisa ai ka munguar.
  • Përpiqet të sillet në mënyrë të tillë, që të mos e mërzitë, por t’i jape zemër të sëmurit.
  • Kur largohet, të sëmurit i uron shërim të shpejtë.




There are no comments

Add yours