231d92e04f402bbb50a73aaab1385cb5

Vendosja e drejtësisë

Spread the love

Vendosja e drejtësisë

Të gjithë profetët qysh në fillimet e njeriut e të njerëzimit, qysh nga ardhja e Ademit paqja qoftë mbi të e deri me vulën e profetëve, Muhamedin paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij,  kanë pasur vetëm një objektiv, përmirësimin e shoqërisë dhe në këtë rrugë ata flijuan veten për shoqërinë.

Ne nuk kemi asnjë person më të lartë se profetët, ose që të jetë më i lartë edhe se imamët – paqja qoftë mbi ata – të cilët sakrifikuan veten në rrugën e përmirësimit të shoqërisë. Filluesi, i Lartësuari njofton në librin e Tij se Ai i ka dërguar profetët dhe i ka dhënë atyre fakte, argumente dhe peshoren «…që njerëzit t’i përmbahen së drejtës… (Surja Hadid 45)»  pra qëllimi më i lartë është që njerëzit të mbajnë drejtësinë, që drejtësia shoqërore të realizohet ndërmjet njerëzve, që të zhduket padrejtësia, që të zërë vend kujdesi për të pafuqishmit dhe patjetër zbatimi drejtësisë. Më pas po në këtë ajet i Larti urdhëron e thotë «…Ne e kemi zbritur edhe hekurin…» Surja Hadidi 25.

Cila është lidhja? Kjo do të thotë se realizimi i këtyre qëllimeve do të jetë me hekur e me fakte, me peshore e me hekur «…në të ka ashpërsi të madhe…»(3) , që do të thotë: kur një person ose një grup njerëzish të caktuar synojnë eliminim e shoqërisë, ose të kësaj qeverie të drejtë, është detyrë që me ata të bisedohet me fakte dhe nëse kjo nuk sjellë dobi, atëherë me peshoren e logjikës, dhe nëse as kjo nuk sjellë dobi, atëherë me hekurin.

Shkatërrimi i marrëveshjeve të padrejtësisë

Në të vërtetë erdhi profetësia e u dërgua Profeti për të shkatërruar ato marrëveshjet që bëjnë mizorët padrejtësisë, të cilët themelet e të tilla marrëveshjeve i kanë vënë mbi kafshimet që u bëjnë këtyre të pafuqishmëve, mbi gjakun e tyre e mbi shfrytëzimin e tyre dhe të gjitha këto kanë ngritur pallate të larta.

Ardhja e Profetit Muhamed s.a.a.  ishte pikërisht për të shembur këto marrëveshje e për të shkulur rrënjët e këtyre padrejtësive, nga ana tjetër, qëllimi më i lartë ishte përhapja e Njësisë së Allahut (teuhid) “تىحيد” dhe Profeti Muhamed s.a.a.  i shembi qendrat e adhurimit ku nuk adhurohej Krijuesi i lartësuar, shembi qendrat e adhuruesve të zjarrit dhe shoi zjarrin e tyre.

Zemërgjerësia e profetëve

Profetët e të dërguarit për shkak të fuqisë trupore dhe zemërgjerësisë së tyre, kanë mundur të shohin botën e dukshme dhe në të njëjtën kohë të shohin edhe botën e fshehtë, të padukshme. Uniteti e thjeshtësia që ata shihnin prej botës së fshehtë, padyshim që ishte uniteti e thjeshtësia e vërtetë, por për ata kjo nuk ishte në sajë të perceptimit të cilësive e të veçantive të sendit, pa të cilin ne kurrë e asnjëherë nuk mund të kuptojmë me të gjitha hollësitë sendet e shumta që bien mbi faqen e jashtme të zemrave tona, kurse profetët e të dërguarit janë të vëmendshëm ndaj gjithë kësaj shumice deri në hollësitë më të vogla. Patjetër që kjo është një çështje e krijimit e ndërtuar mbi zemrën e hapur e në fuqinë e saj dhe veçanti dalluese e Profetsisë. Atij që i është mundësuar të jetë i këtillë do me thënë, atë që nuk e tërheq bota e së fshehtës prej botës së natyrës e që nuk e mahnit bota e natyrës që ta pengojë nga shikimi i së fshehtës, nga kjo pikëpamje zemra e këtij njeriu është me dy faqe dhe ai do të jetë profet i dalë prej mesit të njerëzve.

Profetësia nuk është punë e bërë e fron apo post i vënë në atë formë siç bëhet e vihet për sunduesit, në të kundërt, ky post është në të vërtetën e atij profeti, sepse profeti detyrimisht duhet të jetë person të cilit i mundësohet të shohë të vërtetat e botës së fshehtë dhe të marrë prej saj, pastaj ato që merr i shtrinë në botën e dukshme e të shumicës duke i çuar ato që morri për të tjerët.

Por kjo nuk është e mundur të arrihet nëse zemra nuk është e hapur në të dyja anët dhe që të mbajë ato të botës së dukshme e ato të botës së fshehtë. Sekreti i pandryshueshmërisë së profetëve Profetët janë të zhveshur dhe kanë dituri që përputhen me realitetin, prandaj të gjithë profetët janë të njëjtë në zbulimet e në përputhjen e diturive e të njoftimeve që kanë për njëri-tjetrin; asnjëri prej profetëve kurrë nuk ka përgënjeshtruar fjalët e tjetrit, pasi është absolutisht e pamundur që ata ta bëjnë këtë, sepse kjo nuk është prej shenjtërisë dhe se sharja është e ndaluar rreptësishtë, është haram. Nga kjo anë të gjithë profetët i kishin të barabarta mjetet e kuptimit, prandaj ata përputhen me njëri-tjetrin edhe në masën e kuptimit të të vërtetave, pa pasur ndërmjet tyre asnjë ndryshim në fjalë, ashtu siç nuk ndryshojmë as ne kur themi: “njëshi është gjysma e dyshit”.

Padyshim që kjo është prej koncepteve të dobëta e në gradën më të ulët të gradave të zhveshjes, por shpirti e arrin këtë kuptim qysh në gradën e parë të zhveshjes. Sa më shumë shtohet zhveshja, aq më shumë ulen shkallët e shikimit të zhveshjes dhe sikur ai të vazhdonte në këtë mënyrë, të vërtetat do të dilnin prej shpirtit e prej zemrës së tij. Ky është qëllimi që duhet të arrijë njeriu i bërë një me parimet e larta dhe jo të kuptojë vetëm njeriun.

 

Marrë nga libri “ Platforma e Revolucionit “