
Dijetari i famshëm britanik Samuel Smiles thotë: “Mënyra e të sjellurit është një nga fuqitë që e lëvizin këtë botë”
Dijetari i famshëm britanik Samuel Smiles thotë:
“Mënyra e të sjellurit është një nga fuqitë që e lëvizin këtë botë. Në sensin
më të mirë, sjelljet janë manifestim i natyrës njerëzore në kulmin e saj më të
lartë, pasi sjelljet janë prezantim i natyrës humane ndaj njerëzimit. Individët,
të cilët shkëlqejnë në ndonjë fushë të jetës, përpiqen të tërheqin vëmendjen
e njerëzve drejt tyre me çdo mjet nderi e respekti.
Njerëzit i besojnë këta
individë dhe imitojnë përsosmërinë e tyre, sepse njerëzit besojnë se ata
zotërojnë të gjitha dhuratat e kësaj jete dhe se në qoftë se nuk do të kishte
qenë ekzistenca e individëve të tillë, jeta do të ishte e pavlerë. Nëse tiparet e
trashëguara gjenetike tërheqin vëmendjen dhe vlerësimin e njerëzve, atëherë
sjelljes i nevojitet kënaqësia dhe respekti i të gjithë njerëzve të sjellshëm.
Kjo ndodh për shkak se grupi i parë i karakteristikave është çështje e geneve dhe
grupi i dytë, fryt i pragmatizmit dhe i fuqisë së mendimit; dhe, është mendja
ajo që na sundon dhe menaxhon punët tona gjatë gjithë jetës sonë.
Ata që kanë arritur majat e përsosurisë dhe të madhështisë janë si
56 dritat e ndritshme që ndriçojnë rrugën për njerëzimin dhe i udhëzojnë
njerëzit drejt shtigjeve të moralit dhe të devotshmërisë. Nëse anëtarëve
të një shoqërie u mungon mirësjellja, ata nuk do të jenë në gjendje të
arrijnë përsosurinë, pavarësisht se sa shumë liri dhe të drejta politike ata
gëzojnë.
Nuk është thelbësore për një komb të zotërojë zona të gjera me
toka për të jetuar me ndershmëri, sepse ka shumë kombe me popullsi
të mëdha që zotërojnë toka të pafundme por ende u mungojnë të gjitha
domosdoshmëritë e përsosjes dhe të madhështisë. Kështu, nëse morali i
një kombi prishet, ky komb përfundimisht do të shuhet