T6CKQ6UEFNBQRHVGZPI4PUUHKI

Editorial – Frika dhe pasojat e saja shkatërruese.

Spread the love

Frika dhe pasojat e saja shkatërruese.

Pasojë e frikës është dështimi, prandaj nuk duhet të kemi frikë në asgjë, por nëse veç ekziston frika atëherë duhet të mendojmë se pse dhe si kemi arritur të krijojmë frikë.

Frika nuk do të largohet nga ne derisa ne nuk ballafaqohemi me të duke krijuar një qëndrim të fortë njerëzor. Frika nuk largohet edhe nëse me të vërtet kemi gabuar apo, nëse frika është arritur përmes mendime negative, veseve të shejtanit, që mund të jenë cytje dhe nxitje për të krijuar probleme të mëdha mendore dhe trupore.

Prandaj,  jeta jonë është e atillë se çfarë mendime kemi për të, për të ardhmen tonë ashtu do ta keni jetën.  Por, është më se e rëndësishme që paraprakisht mendimet tona ti fuqizojmë me dituri të ndryshme në mënyrë që të mos kemi frikësime të pa baza, të panevojshme.

Duhet të  merremi me atë se,  çfarë është ajo që na frikëson, nëse është frika nga shkaku i veprave tona të kryera dhe ka të bëjë me të tjerët, atëherë duhet të bëjmë këtë veprime dhe të krijojmë situata të këtilla;

– të bisedojmë me personin tjetër  që është shkak dhe element i kësaj frike:

– të krijojmë mundësi për ndonjë takim me të;

– të i blejmë ndonjë dhuratë si shenjë kërkim falje dhe kujdesi;

– të bashkëbisedojmë për atë gjë, se për çfarë frikësoheni;

– të i bashkëbisedojmë dhe të i paraqesim bashkërisht se cilat janë pasojat e frikës.

– në fund të mundohemi të shtrëngojmë duart duke ia falë njëri tjetrit dhe duke u bërë miq.

Frika nuk do të largohet nga ne derisa ne nuk ballafaqohemi me të dhe të krijojmë një qëndrim human, qoftë edhe nëse me të vërtet kemi gabuar apo nëse veç i kemi si mendime negative që mund të jenë cytje e shejtanit.

Frikën mund ta largojmë  vetëm atëherë kur e pranojmë ashtu siç është e jo duke aktruar se unë nuk frikësohem, apo unë jam guximtare. Në momentin kur ballafaqohemi me frikën atëherë ne krijojmë një qëndrim stoik kështu që edhe po të na vijnë plumbat apo shpatat mbi ne ato do të ikin nga ne.

 

Frika ndaj gabimeve tona lidhur me Zotin.

Frika është  një vesë i ligë që njeriun mund ta përcjellë në jetë qoftë nga gabimet e veta që i merre me shumë përgjegjësi dhe ndërgjegje, qoftë  nga rrethanat e ndryshme që na janë krijuar në jetë.

Për frikën  e cila krijohet nga veprat tona qoftë me vetëdije apo pa vetëdije, për këtë ka rrugëdalje duke vepruar në disa hapa të lartë cekura. Por, dëmi edhe një lloje frike e cila na vije nga mendimet tona, apo mësimet fetare të keqinterpretuara, që na janë ngulitur që nga fëmijëria janë një lloj tjetër e frikës e cila gjithashtu lenë pasojat e veta në shpirtin tonë.

 

Gjyshja dhe frika nga xhinët.

Isha në një trajnim në Tiran  për zhvillim personal dhe suksese në biznese, organizuar nga i nderuari Ermal Mamaqin i cili e rrëfente me shumë kërshëri një ndodhi nga jeta e tij fëmijërore.

Rrëfimi “ Gjyshja e Ermalit ishte një muslimane e devotshme e cila e kishte mësuar Ermalin se  të rrijë larg mbeturinave  sepse aty mund të ketë xhinë ( krijesa që përmendën edhe në suren e fundit të Kuranit, si krijesa që bëjnë cytje e dëme në njerëz).  Gjyshja i kishte thënë Ermalit se duhet të ketë kujdes  kur kaloj nga mbeturinat  sepse mund të ketë xhinë, e nëse i shkelë ata,  të kapin  e të bëjnë sakat” .

Një ditë, Nëna e Ermalit i kishte thënë të birit,  që ti marrë mbeturinat dhe ti hedh  jashtë shtëpisë. Ermali i frikësuar i tha;  “ Jo nuk munden sepse do të më kapin xhinët e pastaj do të mbes sakat” – tha Ermali  i fiksuar.   Nëna e Ermalit i tha: “donë ti hedhësh mbeturinat apo donë dru” që i bie rrahje . Ermali mendoi, a ta dëgjojë gjyshen ( frikën) apo drurin ( vdekjen)  Në fund e zgjodhi frikën, luftoi me frikën, e morri kovën e mbeturinave dhe e hodhi në kantat e mëdha në lagje.  Rastësisht kishte qëlluar një shishe plastike dhe Ermali e shkeli pa e parë,  pastaj ai nga frika që kishte mezi erdhi në shtëpi u fut në dhomë dhe filloi të mendojë se si do të sakatohet, se si e kishte shkelur xhinin e të tjera trillime.

Kështu pra  Ermali i vogël me ditë të tëra ishte në trishtim nga një shpjegim i mangët i Gjyshes, e cila kishte folur me mençuri, ndoshta edhe me disa mangësi, apo ndoshta Ermali i vogël nuk e kishte kuptuar deri në fund çështjen e xhinit.  Prandaj në këtë seminar “Mendo, Ndrysho, Fito “ me këtë tregim kuptuam se duhet të i  lejmë besimet e gjyshërve tanë, bindjet e ndryshme dhe duhet mendojmë dhe krijojmë situata të reja, të dalim nga besimet e deritanishme dhe të krijojmë e fitojmë suksese në mënyrat tona të besimit.

 

Unë, do të doja të jepja mendimin tim lidhur me këtë ndodhi të Ermalit të vogël.

E para-  Mësimet e gjysheve, apo dijetarëve të lashtë që janë të bazuara  nga mësimet hyjnore,  apo nga mësimet me plotë urtësi jetësore, duhet treguar të tjerëve aq sa e kanë  kapacitetin  të kuptuarit. Xhinët janë krijesa që ekzistojnë dhe siç thotë Kurani dhe tradita profetike, ato bëjnë cytje, të liga në zemrat e njerëzve, me një fjalë krijojnë mendime negative. Macja e zezë, mitë, qeni e të tjera janë krijesa të Zotit dhe të gjitha janë në këtë botë për të jetuar e vdekur në mënyrën e vetë.

E dyta-   Gjyshja e Ermalit, me aq mundësi që kishte si një qytetare e rritur në shtet komuniste, ia kishte shpjeguar se xhinët ekzistojnë dhe mund të na dëmtojnë. Prandaj,  mësimet profetike na tregojnë se  gjërat ushqimore duhet mbuluar sepse hynë shejtani dhe atë ushqim duhet ta gjuash ose mund të hash duke  thënë “ Eudhu Bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim” – I drejtohem Zotit të mu ruaj nga shejtani i mallkuar.

Këtë shpjegim të thjesht Profeti Muhamed  ( paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ia ka treguar njerëzimit para 1400 viteve kur nuk ekzistonte teknologjia e mikroskopët të cilët i kanë bërë të njohura se çfarë janë bakteret, mikrobet e të tjerë. Prandaj, për atë kohë kjo ka qenë e mjaftueshme dhe e dukshme sepse njerëzit nga mos pastërtia e ushqimit dhe mungesa e etikës së të jetuarit  janë sëmurë dhe kanë krijuar shumë sëmundje ngjitëse vdekjeprurëse dhe kështu pra kanë besuar se shejtani mund të na sjellë dëme shëndtsore e mendore.

E treta- Sa i përket xhinëve  që i ka shpjeguar Gjyshja e Ermalit, Zoti e mëshiroftë shpirtin e saj që ka dhënë kontributin në përhapjen e Fjalës së Zotit, janë një mësim shumë i bukur nga kultura e të jetuarit.  Kurani në mëson shumë qartë për ekzistencën  dhe krijimin e tyre. Profeti na mëson  shumë bukur për mënyrën e të jetuarit me edukatë dhe kulturë.  Ndërsa ne sot e kuptojmë shumë qartë se punët tona të liga dhe  mendimet negative janë rrezatim i shejtanëve  dhe xhinëve në jetën tonë. Prandaj thonë se njerëzit sa më të pastër që janë me vepra e mendime, as më larg janë kontaktit me xhinë dhe magjive të zeza.

Në këtë rast profeti na mëson se  për të qenë sa më larg xhinëve ne duhet ti mbulojmë mbeturinat në mënyrë që xhinët mos të afrohen, e në realitet këtë rast xhinët i ka paraqitur edhe në mënyrë figurative si në krijesa kafshësh, macet, mitë, qentë e të tjera, që ne shumë mirë mund ta kuptojmë se kjo është një realitet sepse ku ka mbeturina e sidomos ushqimore aty ka edhe kafshë të rrezikshme që mund të të kafshojnë  edhe pse nuk janë xhinë.

Prandaj rrëfimi i Ermalit  me Gjyshen e tij, mua mu duk i mangët, ose nga kujtesa e dobët e Ermalit të vogël në atë kohë, ose nga mos mundësi e Gjyshes për ta shpjeguar këtë normë të etikës shoqërore, që është: “ Mbeturinat duhet mbuluar me kapak “  në mënyrë që mos të hynë xhinët e mos të mbesim “sakat “,  por mbi të gjitha me siguri se Gjyshja e Ermalit nuk ka pasur guximin të e mësojë më gjerësisht për besimin dhe bindjen e saj fetare, ngase për largimin e frikës  apo mendimeve të këqija që bëjnë keq më shumë se sa xhinët është dashur të bëhen lutje të posaçme që do t’ia largoni Ermalit edhe frikën edhe xhinët.

 

*      *     *

vazhdon … – “Frika nuk të hynë në punë…”

Frika nuk të hynë në punë. (Editorial, vazhdim pj. 2)

 

Autor: Msc.Ikballe Berisha Huduti