b156ba2538815c72a32d7d238f922eea

IBADETI DHE DUAJA

Spread the love

IBADETI DHE DUAJA

Etika dhe flijimi për drejtësinë e Zotit.


Duaja-lutja mbronë nga korrupcioni dhe nga gjithë çka është e keqe; të bëjsh dua-lutje konsiderohet dëgjueshmëri më e madhe! “…e Allahu e di se ç’veproni ju”. (29:44)
Në Islam, krahas asaj që adhurimi dhe robërimi ndaj Allahut është burimor, ai mund të numërohet edhe në programin edukativ. Kur thuhet se robërimi ndaj Allahut përmban diç burimore, pa marrë parasysh se për ç’drejtim dhe për cilat çështje njerëzore është fjala, kjo do të thotë se ibadeti është njëri prej qëllimeve të krijimit.

“Nuk i kam krijuar xhinnët dhe njerëzit pos për të më adhuruar Mua” (51:56)

Ibadeti është mjet për afrim te Allahu i Lartësuar dhe është i krijuar për një zhvillim të vërtetë të njeriut. Ajo që është vetë shprehje e zhvillimit njerëzor dhe që është qëllim në vete, nuk ka nevojë të bëhet shkas dhe mjet për diçka tjetër. Mirëpo, krahas saj, ajo që është autentike robërim ndaj Allahut, njëherit është shkas për diçka tjetër, pra, ashtu si thash, ky është program edukativ islam. Kjo don të thotë se Islami që dëshiron të edukojë njerëzit në aspektin etik dhe të moralit shoqëror, zgjodhi njërin nga mjetet që është më efikas prej cilitdo mjet tjetër dhe më tepër ndikon në shpirtin dhe moralin e njeriut , e ky mjet është ibadeti.

Tani do ta shpjegoj këtë çështje.

Çështjet themelore etike janë flijimi, vetëflijimi dhe largimi nga interesat individuale. Ashtu sikur në aspekt të shëndetit që ka një princip që është fillimi dhe burimi i të gjitha të mirave e që është mënjanimi nga grykësia, ashtu edhe në etikë ka një parim që është bazë për të gjitha çështjet etike e që është të larguarit dhe vetlargimi nga egoizmi. Në çështjet shoqërore, ky parim, që është nëna e gjitha parimeve, është drejtësia.

Drejtësi donë të thotë respektimi i të drejtave të të tjerëve. Problemi që e ka njeriu edhe me etikën edhe me drejtësinë, është kryerja e këtyre parimeve. Pra, s’ka kush që s’e njeh etikën ose që s’e di se sa e patjetërsueshme është drejtësia. Problemi është te etapat e kryerjes. Kur njeriu dëshiron ta respektojë një parim etik, atëherë do të kuptojë se është interesi i tij, në një anë, ndërsa etika, në anën tjetër.

Shihet se dëshira ndaj të vërtetës gjendet në njërën anë, ndërsa profiti dhe interesi nga ana tjetër; apo patjetër të rrejë dhe tradhtoje që të përfitojë ose patjetër ta thotë të vërtetën e ta ruajë emanetin e t’i ik fitimit. Këtu shohim që njeriu i cili paraqitet si i moralshëm e i drejtë, kur vjen momenti për të ta shprehë atë, vepron të kundërtën. Ajo që garanton moralin dhe drejtësinë, nëse paraqitet te njeriu, në mënyrë që të ecë rrugës së etikës e të drejtësisë dhe t’i largohet interesit, është besimi.

 Çfarë besimi?

Besimi në drejtësinë dhe besimi në etikën. Kur njeriu arrin besimin në etikën dhe drejtësinë si
diçka të shenjtë? Mu atëherë kur beson në Zot e kur adhuron Atë. Andaj njeriu, aq është i lidhur ngusht me etikën sa edhe e ka besimin në Zot. Kjo është një problematikë e kësaj kohe. Njerëzit mendonin se shkenca është e mjaftueshme. Po ta njohim drejtësinë dhe etikën e t’i përvetësojmë ato, mjafton që të jemi të moralshëm e të drejtë. Praktika ka treguar se nëse shkenca ndahet nga besimi, jo vetëm që s’është e dobishme për etikën dhe drejtësinë, por është edhe e dëmshme. Atëherë do të ishte ashtu siç tha Sanai: ”Nëse hajni hynë në ndonjë shtëpi me llambë në dorë, më lehtë do të shkojshin punët”.

Por sikur të ekzistonte besimi, do të përforcohej morali e drejtësia. Morali e drejtësia pa një bindje fetare është e ngjashme me farkimin e parave pa mbulesë. Kur të paraqiten bindjet fetare, vjen edhe etika edhe drejtësia. Kështu që shohim se në Islam çështja e adhurimit ndaj All-llahut, nuk është e ndarë nga morali dhe drejtësia. Kjo donë të thotë: kur Islami urdhëron për ibadet, si mëlmesa për të përcakton moralin e drejtësinë, ose kur e pranon drejtësinë dhe moralin, si mëlmesë për ta përcakton ibadetin, sepse ndryshe nuk është e mundur.

Këtu do të sjell një shembull. Në cilin studim në botë keni parë që i dënuari, vetë me këmbët e veta, të vijë në vendin e ekzekutimit. Krimineli gjithnjë ikën nga dënimi. E vetmja forcë që mund ta detyrojë kriminelin që vetë me këmbët e veta e me dëshirë të vijë në vendin e ekzekutimit, është besimi e asgjë tjetër. Kur të shikojmë kohën e më hershme të Islamit, lidhur me këtë, kemi shumë shembuj. Në realitet, kur themi “në fillim të Islamit”, kjo s’do të thotë se në kohërat tjera s’ka pasur të këtillë. Shembuj të këtillë ka patur edhe në periudha tjera kohore, sipas nivelit të besimit të atyre periudhave. Islami kundër delikuentëve ka caktuar ndëshkim. Për shembull, ka caktuar ndëshkim për kurorëshkelësin, të dehurin dhe hajnin. Në anën tjetër, në Islam ka një parim e që është: kufiri mund të lëviz në rast të dyshimit të vogël. Islami kurrë nuk e obligon një gjykatës ose sundimtar që të bëjë hetime për gjetjen e delikuentit, por në shpirt të delikuentit mbjellë një fuqi e cila e shpie që ai vetë të vijë për të marrë dënimin.

Gjatë kohës së Pejgamberit s.a.v.s. dhe gjatë kohës së Aliut a.s. sa e sa herë ka ngjarë që personi vetë të vinte te Pejgamberi s.a.a. ose tek imami e të thoshte: “O Pejgamber i Allahut , kam ardhur për këtë gabim, më dëno, i njollosur jam, më pastro!”

 

Burri që kërkoj dënimin për shkak të amoralitetit.

Erdhi një person te Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: “O i dërguar i Allahut, kam bërë shkelje të kurorës, më dëno!” Meqë në këto situata duhet që personi katër herë të pranojë gabimin e vet, sepse një herë s’mjafton. Pejgamberi s.a.a. tha: “Ndoshta vetëm që e ke puthur e thua se ke bërë shkelje të kurorës”, duke ia lënë që ai të shprehet me fjalë të veta. Nëse ai thoshte: “Po e kam puthur, tani deshta të pyes nëse është puthja sikur shkelja e kurorës?”, problemi do të ishte zgjidhur. Ai tha: “Jo, o Pejgamber i Allahut, kam bërë shkelje të kurorës!” “Ndoshta e ke pickuar (në mënyrë që ai të mund të thotë: “Po”, po e asgjë më tepër”.) Ai u përgjigj: ”Jo, o i Dërguar i Allahut, kam bërë  shkelje të kurorës!” Pejgamberi s.a.a. i tha: “Ndoshta ke qenë shumë afër shkeljes së kurorës, e nuk ke bërë tamam shkeljen e saj?” U përgjigj: “Jo, o i Dërguar i Allahut, unë jam i njollosur. Erdha të më gjykosh e të më dënosh në këtë botë, meqë nuk dëshiroj që dënimi të mbetet për në botën tjetër”.

 

Gruaja që kërkoj vdekjen për shkak të shkeljes së kurorës.

Erdhi një grua te Udhëheqësi i besimtarëve dhe tha: “O udhëheqës i besimtarëve! Unë jam grua e martuar dhe në mungesë të bashkëshortit tim kam bërë shkelje të kurorës dhe kam mbetur shtatzënë. Jam njollosur, më pastro! (me ekzekutim). Imami tha: “Vetëm një pranim nuk mjafton, këtë duhet ta bësh katër herë”. ( Në Islam nuk është traditë që gjykatësi vetë të bëjë hetime ose të ofrojë zgjidhje me anë të dinakërisë, por nëse ndonjë person paraqitet nga vetë dëshira, ai në një farë mënyre nuk pranohet) dhe: “Mirë, nëse një grua e martuar shkelë kurorën, patjetër të ekzekutohet me gurë. Nëse ne të ekzekutojmë me gurë, atëherë ç’do të ndodh me femijën që e ke në bark? Ne nuk mund ta ekzekutojmë me gurë fëmijën. Shko tani, dhe eja pasi të lindish, sepse tani nuk mund të të ekzekutojmë”.

Pas disa muajsh, e kanë parë se si ka ardhur me fëmijën në duar dhe tha: “O udhëheqës i besimtarëve! Pastromë!” Ky ishte pranimi i dytë. Aliu a.s. tha: “Nëse të ekzekutojmë me gurë ty, ç’faj ka fëmija? Ai ka nevojë për nënë. Fëmija ka nevojë për qumësht e për përkujdesje. Tani shko, sepse i duhesh atij”.
Ajo u kthye e shqetësuar. Pas dy-tri vitesh erdhi përsëri me fëmijën. “O udhëheqës i besimtarëve! Fëmija më nuk është duke pirë qumësht e është rritur. Pastromë!” Ai u përgjigj: “Jo, kësaj fëmije ende i duhet nëna. Shko!” Këtë herë me lot ndër sy e mori fëmijën për dore dhe
tha: “O Allah! Kjo më është hera e tretë që po vij tek imami, halifi i muslimanëve, në mënyrë që të më pastrojë, kurse ai për çdo herë më ka refuzuar me ndonjë fjalë. O Zot!  S’dua ta bartë më këtë njollë. Kam ardhur të më ekzekutoni me gurë dhe në këtë mënyrë të pastrohem”.

Rastësisht, Amër ibën Hurejthi, hipokrit, e pa atë grua që fliste kështu. I tha asaj: “Ç’u bë?” “Për çka është fjala?” Ajo u përgjigj: “Kam një problem” Hurejthi iu drejtu: “Eja! Unë do ta zgjidh atë. Ma jep fëmijën, unë do të kujdesem për të”, duke mos dijtur se Aliu a.s. s’do ta pranonte as pranimin e katërt. Menjëherë e panë gruan duke u kthyer me fëmijën dhe me Amër ibën Harejthin dhe kështu më në fund u vendos që të gurëzohet për ta pranuar ndëshkimin dhe larguar ndjenjën e fajësisë  prë të cilën  u sakrifikua.

 

Marrë nga libri “ Rrëfime Shpirtërore “ – Mureza Mutahari