8.1

Ngritja herët në mëngjes

Spread the love

Një studim i kohëve të fundit ka provuar se ngritja herët në mëngjes, përpara lindjes së diellit zgjat jetën, rrit veprimtarinë e qelizave të trupit dhe përmirëson përceptimin e njeriut e aftësitë e tij mendore. Shkencëtarët thonë se të flesh 6 orë, nga ora 10 në mbrëmje deri në orën 4 të mëngjesit është e barabartë me 12 orë gjumë ditën. I Madhëruar qoftë Allahu!

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) na ka urdhëruar të ngrihemi herët e të falim namazin e agimit, për të adhuruan Allahun. Allahu i Madhëruar flet në Kuranin e Shenjtë për rëndësinë që ka nata për një gjumë të rehatshëm. Ai thotë se nata është një lloj petku për njeriun, që e mbron atë nga shqetësimet psikike dhe psikologjike. Për këtë, Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin e Shenjtë: “Dhe është Ai, i Cili natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën për gjallërim”. (Surja el-Furkan, ajeti 47)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 41)




There are no comments

Add yours