Dëshira ime

Spread the love

Isha duke i kontrolluar detyrat e shtëpisë së nxënësve një natë pas darkës.

Burri im ishte ulur pranë, duke luajtur “Candy Crash Saga” në telefonin e tij.

Papritmas, lotët filluan të rridhnin në sytë e mi.

“Pse po qan e dashur?” pyeti burri im.

“Dje i dhashë klasës time një detyrë me shkrim me titull ‘Dëshira ime’”, i thashë atij.

“Në rregull, dhe çfarë të bëri të qash?” pyeti përsëri, duke mbajtur një sy në lojën e tij.

“Letra e fundit më shtyu më së shumti, saqë më bëri të qaja”.

“Po për këtë ju qani?”

“Dëgjo, unë do të ju tregoj”, iu përgjigja, duke fshirë sytë e mi.

“Prindërit e mi i duan telefonat e tyre të mençur shumë. Ata kujdesen për telefonat e mençur të tyre aq shumë sa që ndonjëherë harrojnë të kujdesen për mua. Kur babai im vjen në shtëpi i lodhur nga puna, ai ka kohë për smartfon, por jo për mua. Kur prindërit e mi bëjnë ndonjë punë të rëndësishme dhe telefonat e tyre cingërrojnë, ata do t’i përgjigjen menjëherë, por nuk më përgjigjen mua… edhe kur qaj. Ata luajnë lojëra në telefonat e tyre, por jo me mua. Kur flasin me dikë në telefonat e tyre, ata kurrë nuk më dëgjojnë, edhe nëse u tregoj atyre diçka të rëndësishme. Pra, dëshira ime është që të bëhem një smartfon”.

Tash ishte burri im i cili fshinte sytë e tij.

“Kush e shkroi këtë?” pyeti në heshtje.

Unë e shikoja atë dhe i thashë… “Djali ynë”.

Le të mos sakrifikojmë familjen dhe marrëdhëniet tona mbi ndjekjen e gjërave materiale.

Telefonat e mençur janë këtu për ta bërë jetën më të lehtë, por jo për të na kontrolluar, duke na bërë të varur dhe të paaftë.

Nuk është vonë për t’u kthyer në një jetë të vërtetë familjare, prapë në ditët e kaluara kur nuk kishte internet dhe lojëra kompjuterike.

Lëni anash telefonin për një kohë.

Bisedoni me fëmijët tuaj, bashkëshort-in/en tuaj ose miqtë tuaj.

Vendosni një shembull të mirë për fëmijët tuaj.

Çfarëdo që të bëni, ata gjithashtu do të bëjnë.

Bisedoni me njerëzit që doni dhe sigurohuni që ata të ndihen të dashur.

Edhe ju mund të merrni dashuri prej tyre gjithashtu.

A mund t’ju japë dashuri telefoni juaj?

(Përktheu: redaksia e revistës “Vlera”)