A mund të agjërojnë të sëmurët me tension të gjakut?
Këta të sëmurë të cilët aktualisht e kanë nën kontroll të plotë tensionin e gjakut mund të agjërojnë me miratimin e mjekut duke ndryshuar mënyrën e përdorimit të ilaçeve si dhe mënyrën e jetesës. Kjo është e mundshme kur mjeku përkatës, këshillon ilaçe të cilat mund të përdoren nga iftari në syfyr.
Princip i përgjithshëm në lidhje me të gjitha medikamentet: Të sëmurët që kurohen me medikamente të cilat duhet patjetër të konsumohen në një periudhë prej 8-orësh, ose më pak dhe që mjekët nuk këshillojnë zëvendësimin e këtyre medikamenteve, më mirë të heqin dorë nga agjërimi.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 28.