ima

Kush është Imam Hysejni?

Spread the love

“Hysejni është nga unë dhe unë jam nga Hysejni.” (Profeti Muhamed s.a.a)

Imam Hysejni, nipi i Profetit (paqja dhe bekimi i All’llahut qofshin mbi të!), fëmija i dytë i Imam Aliut dhe Hazreti Fatimes (paqja dhe bekimi i All’llahut qoftë mbi ta!). Erdhi në këtë botë në ditën e tretë të muajit Shaban, viti i katërt Hixhri. Të sapolindurin e mbështollën me një copë të bardhë dhe e çuan pranë Pejgamberit të nderuar (paqja dhe bekimi i All’llahut qoftë mbi të!). Ai ia recitoi ezanin në veshin e djathtë dhe ikametin në të majtin. Pas pak ditësh, besniku i shpalljes së mesazhit, Xhibraili, zbret dhe i drejtohet Pejgamberit me këto fjalë: “Paqja dhe mëshira e All’llahut qoftë mbi ty o i Dërguar i All’llahut!), këtë të sapolindur do ta quash Hysejn”.

Ditët kalonin. Në ditën e shtatë të lindjes Fatime Zahra (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) bëri një kurban (Akik) për djalin. Më pas, fëmija iu nënshtrua ritit të prerjes së flokëve dhe për të u dha sadaka një sasi argjendi, aq sa pesha e flokëve të djalit.

Në kohën që erdhi në pushtet Jezidi, Imam Hysejni nuk e miratoi si udheheqës të shtetit sepse e quante të padenjë për të udhëhequr një popull mysliman. Imam Hysejni zbatoi urdhrin e Allahut duke udhëtuar me familjen dhe shokët e tij nga Medina në Mekë, e më pas, për në Kufe e Qerbela. Ai ra martir, buzëetur, i vrarë nga dora e armikut të Islamit. Ai ra dëshmor më 10 Muharrem, të vitit 61 Hixhri. Vendi i martirizimit dhe i varrimit: Qerbela (Irak).