nice

POROSI NËNAVE, MOTRAVE, GRAVE…

Spread the love

Femra është një krijesë e vetme, që në prehrin e saj mund të rrisë një qenie që mund
të reagojë në fatin e një shkalle të lartë të një bashkësie, por edhe në disa bashkësi
njerëzore, është një gjë që mund të ndodh, edhe e kundërta.

Punoni në pastrimin dhe në ngritjen e moralit dhe këtë porosi tregojani shoqeve.
Tentoni të reagoni në padrejtësinë që ua kanë bërë. Në ruajtjen e të gjitha virtyteve dhe
cilësive të grave të mëdha, ndiqeni rrugën e Hazreti Fatimes (Vajzës së Pejgamberit),
qoftë mbi të paqja e Allahut. Atë ndiqeni dhe do ta ndiqni.

Bëhuni të sigurta, që një ditë feja Islame do të përparojë, derisa ju do të jeni aktive
dhe prezentë në skenën shoqërore dhe politike. Derisa edukoni rininë tonë në rrugë të
drejtë, inshalla përparimi i Islamit do të përcillet me fat e begati.

Ndonjëherë ndodh që fëmijët të dëgjojnë më shumë nënat e tyre, se baballarët. Morali
i një nëne është, normal, në ndikimin e një fëmije dhe kështu dërgohen tek Ai.
Është e mundur që një nënë të dijë aq mirë ta edukojë një fëmijë, dhe po ai fëmijë, duke
iu falënderuar edukimit, ta shpëtojë një popull. Por, është edhe e kundërta anë, fëmija i
paedukuar ta shkatërrojë një popull.

Besoj se një ditë, femrat do të zgjohen prej ndjenjave artificiale, të cilat ua kanë krijuar
jobesimtarët. Dhe një ditë, të gjitha së bashku, krah për krah, do ta tejkalojmë, në ndihmë
atyre që janë humbur, duke bredhur dhe që gruaja do ta marrë një pozitë që asaj i takon.




There are no comments

Add yours