Qeni dhe banorët e shpellës
Ketmerit i kujtohej se si luante rrugëve të gjera të sokakëve të qytetit Aksus, aty ku me nënën e tij jetonin në pallatin e mbretit besimtarë, i cili çdo ditë kujdesej që ai, nëna e tij dhe qentë e tjerë të hanin mih të freskët. (foto 1,)
Pas vdekjes së mbretit besimtarë dhe të mirë në qytetin Aksus,nga dëshira e të shumtëve që donin të bëheshin sundimtar,qyteti u dobësua dhe u pushtua.
Qytetin e pushtoi Dekijanusi ,ai ishte një njeri i trashë dhe pa pikë mëshire,ai kërkonte që atij t’i
përulen dhe sillej me popullin si me kafshët( foto 2,)
Dekijanusi: Mua duhet të më përuleni dhe të më sillni të gjitha ushqimet dhe mallrat tuaja(
foto3,)
Ketmeri:Unë ia dola të shpëtoj ,por nënën dhe mikun tim i zunë,ata u bënë ushqim për njerëzit e
uritur!
Ketmeri: O zoti im ti je më i mëshirshmi,të lus që sonte të më dhurosh një kockë të vogël,
s’mund të durojë më këtë dhimbje në stomak.( foto4,)
Mumini(1):-I dhamë pak ushqim nga ta që do të marrim me vete kur të ikim nga këtu
Mumini (2)-Por qenin me vete s’mund ta marrim,se njerëzit mund t’i zbulojnë planet tona.(foto
5.)
Bariu : -Ty ,të lutemi o Zot ty të falemi e të falënderohemi për pasurit tona!
Dukesh shumë i uritur na merre këtë dhe haje.
Bariu u takua me të gjashtë muminët dhe vendosën të iknin bashkë nga qyteti duke përfshirë
edhe Ketmerin. Bariu u tha se dukej qen besnik dhe mund të ishte rojtar i mire.(foto 6,)
Mumini(1)-Sikur të dinte Dekijanusi se kemi ikur,do dërgonte ushtrinë për të na kërkuar!
Mumini(2)-Të ngremë duart dhe ta lusim Allahun, që të na ruaj nga e keqja e Dekijanusit(foto 7,)
Ushtari:-Të ikurit I Kemi gjetur të vdekur në shpellë!
Dekijanusi:-Ata ia bënë vetes atë që desha t’ua bëjë unë,lërini trupat e tyre të bëhen ushqim për
ujqërit,dhe kjo të mbetet shembull për të tjerët( 8,)
Pas 309 vitesh
Mumini: sikur të kishim fjetur një muaj,çfarë ka ndodhur kështu me ne!
Mumini: jam shumë i uritur le të shkoj dikush të na sjell ushqim!(foto 7)
Bukëpjekësi:-prej nga këto të holla dhe përse rrobat e tua duken kështu?
Njeriu:-na trego nga cili vend ke ardhur,ti je këtu në mesin e besimtarëve të Aksusit,mbreti jonë
është qëllimmirë dhe i do mysafirët.
Bariu:-Por mbreti i këtij qyteti është Dekijanusi i vrazhdë!
Bukëpjekësi: Ku e ke mendjen o njeri Dekijanusi ka vdekur para 300 vjetësh
Njeriu:-Ky është prej atyre të shpellës të cilët Allahu i ringjalli
Bukëpjekësi:-Ta dërgojmë te mbreti ( 9,)
Mbreti :- ku janë të tjerët?(dhe i puth dorën)
Bariu:-në shpellë!
Mbreti urdhëroi që t’i sjellin ata me nderimet më të larta,dhe i emëroi vezirë të tij. Ketmerit iu
ndërtua një shtëpizë e bukur në kopshtin e pallatit ku jetoi i lumtur. (foto 10, )