2.1

Zoti i Madhërishëm (poezi)

Spread the love

Autore:
Shadije Berisha SHISHMAN
(Halep, Siri)

O i Bukuri, o i Madhi Zot,
O Mëshiruesi ynë Mëshirëplotë.
O i Gjallë, përgjithmonë jeton,
O Mbikëqyrës i çdonjërit atom.

Ti je Ai që i ngrite qiejt pa ndonjë shtyllë,
Ti je Ai që bën ndryshimin e natës me ditë.
Ti je Ai që e krijove diellin që shndritë,
Ti je Ai që lartësove hënën me plot pozitë.

Ti je vetëm një Zot, vetëm një Fuqi,
Ti na mëshiron, Ti na jep gjallëri.
Me zemër te kuptojmë, je i Vetmi Perëndi,
Të lutemi na mëshiro ashtu siç di Ti.

(Revista “Vlera”, nr. 9, nëntor/dhjetor 2013, fq. 43)