1.1

28 NËNTORI, SHPALLJA E PAVARËSISË (poezi)

Spread the love

28 nëntor 1912 – datë kjo e shënuar në kalendar,
Neve shqiptarëve na bën që të ndjehemi krenarë.
Është ditë e veçantë për popullin shqiptar,
Ndonëse u zgjuan nga gjumi për herë të parë.
Të gjithë armiqtë popullin tonë kishin vërshuar,
Organizuan dhe përfunduan komplotin e planifikuar.
Rastësisht shqiptarët njëzëri nuk ishin bashkuar,
Idealin e pavarësimit të tyre për ta proklamuar.

Shpresa për Shqipërinë ende nuk kishte vdekur,
Po prinin burrat mendjendritur dhe zemërhekur,
Atyre përpjekjet për pavarësi nuk u shkuan kot,
Llafe kishin pak, ndërsa mund, djersë e vepra plot.
Ja, sot pas një shekulli me mall i përkujtojmë,
Arritjet e secilit prej tyre lart i vlerësojmë.

Erdhi çasti i pritur – flamuri në Vlorë ishte ngritur.

Pavarësia u shpall, por vetëm në të mirë të Shqipërisë,
Anët e viset tjera shqiptare iu lanë Serbisë dhe Greqisë,
Vallë ku mbeti fati i Kosovës, Sanxhakut dhe Çamërisë?
A nuk ishin katër vilajete shqiptare brenda Perandorisë?
Rastësisht nuk ndodhi Lufta e Parë Ballkanike dhe Botërore,
Ëndrrat e armiqve u realizuan dhe ata u zgjeruan prore,
Spastrimi etnik i shqiptarëve jashtë Shqipërisë filloi,
Ishte Naçertania serbe dhe Megaliidea greke e cila fitoi.
Sa pak mësuan shqiptarët nga këto mashtrime e pësime,
Është momenti që të zgjohemi dhe të bëjmë përparime.

Autor: Besmir Yvejsi, poezi e shkëputur nga libri me poezi fetare dhe atdhetare “U nda hëna”, dorëshkrim.

Revista “Vlera”, nr. 27, shtator/tetor 2018, fq. 22.