Bamirësia është trajtim mjekësor
Kohët e sotme, studiuesit thonë se shpenzimi i pak parave për një të varfër ka ndikim shumë të madh psikologjik te njerëzit. Ai të mëson tolerancën dhe të shton lumturinë. Studimet mjekësore vërtetojnë se toleranca dhe zemërgjerësia i zgjat jetën njeriut.
Nuk është për t’u habitur, kur mëson se studimi më i fundit psikologjik thotë se dhënia dhe toleranca shtojnë aftësinë e sistemit imunitar të njeriut dhe rezistencën e tij ndaj sëmundjeve. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë përsosmërisht të vërtetën: “Bamirësia është provë”.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 49)