1.1

Çaji i xhenxhefilit, pija ideale dimërore

Spread the love

Asgjë nuk do të ju ngrohë më së miri se një pije e ngrohtë, por ekzistojnë edhe disa gjëra ushqyese që e stabilizon temperaturën trupore. Çaji i xhenxhefilit është pija ideale e cila ua mundëson kthimin e temperaturës trupore.

Përbërësit:

* Një rrënjë e xhenxhefilit.

* Një litër ujë.

* Mjaltë dhe limon sipas dëshirës.

Mënyra e përgatitjes:

* Në një enë vendoseni ujin.

* Rrënjën e xhenxhefilit prijeni në feta.

* Kur uji të ketë vluar shtoni fetat e xhenxhefilit dhe lërini të zihen për 15 minuta.

* Pasi të zihen, lëreni të pushon për 15 minuta tjera.

* Çaji është më i dobishëm nëse pihet pa i shtuar mjaltë dhe limon.

Redaksia e revisës “Vlera”.