2.1

Misteret e mëdha të mendjes (1)

Spread the love

Shumica e gjërave që nuk kuptojmë nga qenia jonë njerëzore është në kokën tonë. Truri është një organ i pashpjegueshëm, siç janë pyetjet e vërteta të jetës dhe vdekjes, vetëdijes, gjumit dhe shumë më tepër. Cilat janë këto mistere?

1. Ndërgjegjja

Kur zgjohemi në mëngjes e dimë që dielli ngjitet, dëgjoni zogjtë që cicërijnë, dhe ndjeni flladin e freskët të mëngjesit. Me fjalë të tjera je i ndërgjegjshëm. Kjo temë ka qenë e pllakosur në komunitetin shkencor që nga lashtësia. Ajo që më së shumti ka kërkuar shpjegim ka qenë mënyra se si truri jonë rritet nga eksperiencat subjektive.

2. Ngrirje e thellë

Të jetuarit përgjithmonë nuk mund të jetë realitet. Por një fushë pioniere e quajtur “cryonics” mund t’i japë njerëzve dy jetë. Disa qendra në ShBA, i fusin organet e njeriut pas vdekjes në vaska me akull e nitrogjen të lëngët në temperaturë nën 320 gradë. Ideja është që një person i cili vdes nga një sëmundje e pashërueshme do të mund të ringjallet në të ardhmen kur të jetë gjetur kura e duhur.

3. Misteri i vdekjes

Të jetuarit përgjithmonë është vetëm në Hollywood. Por pse plaken njerëzit? Kur lindim trupi ka disa mekanizma që luftojnë sëmundjet e lëndimet, që ju bën të mendoni se ky është një proces që duhet të vazhdojë gjithnjë. Por kur plakemi, mekanizmat e riparimit dalin jashtë forme. Plakja është pjesë e gjeneve humane.

4. Natyra dhe të ushqyerit

Në një betejë të stërgjatë që nëse mendimet tona dhe personalitetet janë të kontrolluara nga gjenet apo mjedisi, shkencëtarët po ndërtojnë prova që mund të mos jenë asnjëra, por edhe mund të jenë njëkohësisht të dyja.

5. Lëvizja e trurit

E qeshura është një nga sjelljet njerëzore më pak të kuptuara. Shkencëtarët kanë zbuluar se gjatë qeshjes, tre pjesë të trurin ndriçohen. Një pjesë mendimi që të ndihmon të kuptosh shakanë, një zonë që tregon lëvizjen e muskujve dhe një pjesë emocionale që prek ndjenjat.

Vazhdon

Redaksia e revistës “Vlera”.




There are no comments

Add yours