3.1

Misteret e mëdha të mendjes (2)

Spread the love

Vazhdim

Shumica e gjërave që nuk kuptojmë nga qenia jonë njerëzore është në kokën tonë. Truri është një organ i pashpjegueshëm, siç janë pyetjet e vërteta të jetës dhe vdekjes, vetëdijes, gjumit dhe shumë më tepër.

6. Kujtesa

Disa eksperienca janë të vështira për t’u harruar, si ndoshta puthja e parë. Por si arrin truri t’i mbajë mend këto sekuenca të jetës? Duke përdorur teknikat e imazhit të trurit, shkencëtarët po zbulojnë mekanizmin përgjegjës për krijimin dhe ruajtjen e kujtimeve. Është “hippocampus”, zona që vepron si kuti memorieje.

7. Misioni i kontrollit

E ashtuquajtura ora biologjike e trurit, programon trupin për të ndjekur misionet në një ritëm prej 24-orësh. Efekti më evident i ritmit kirkadian është cikli gjumë-zgjim, por ora biologjike gjithashtu ndikon në tretjen e ushqimit, temperaturën e trupit, tensionin e gjakut, dhe prodhimin e hormoneve.

8. Ndjenjat fantazmë

Është vlerësuar se rreth 80% e ndjesisë së gjymtyrëve, përfshi ngrohtësinë, kruarjen, presionin, dhimbjen vijnë nga ‘gjymtyrët e zhdukura’. Njerëzit që e përjetojnë këtë fenomen njihet si “gjymtyra fantazmë”, të ndjesh sikur gjymtyrë jo reale të jenë pjesë e trupit tënd.

9. Mbyllja e syve

Çdo lloj kafshe apo gjallese e bën një gjë të tillë. Është kaq thelbësore për njeriun. Ne shpenzojmë më shumë se ¼ e jetës sonë në gjumë. Megjithatë arsyet themelore për nevojën për gjumë nuk janë ende plotësisht të zgjidhura

10. Ëndrrat e bukura

Nëse do të pyesësh 10 persona se nga se bëhen ëndrrat, ndoshta të 10 do të të jepnin përgjigje të ndryshme. Kjo është arsyeja që shkencëtarët janë ende në përpjekje të zbulimit të këtij misteri. Ndoshta ëndrrat ndodhin nga trafikimi e stimulimi i sinapseve që ndodhen mes qelizave të trurit. Një teori tjetër thotë se janë emocionet e detyrat për të cilat njerëzit nuk kanë arritur të kujdesen gjatë ditës.

Redaksia e revistës “Vlera”.




There are 3 comments

Add yours
  1. Phone Tracker

    How to track the location of the other person’s phone without their knowledge? You will be able to track and monitor text messages, phone calls, location history and much more. Free Remote Tracking and Recording of Husband’s Phone Cell Phone Spy. Best Apps to Download for Free to Spy on Another Phone. https://www.xtmove.com/

  2. Rastrear teléfono

    Instalación simple y descarga gratuita, no se requieren conocimientos técnicos y no se requiere raíz.Grabacion de llamadas, Grabacion de entorno, Ubicaciones GPS, Mensajes Whatsapp y Facebook, Mensajes SMS y muchas características mas.


Post a new comment