hubi

Çfarё ёshtё agjёrimi ?

Spread the love

Çfarё ёshtё agjёrimi ?

Agjërimi nuk nënkupton vetëm tё ngrënit pak, por nё fenё e pastёr islame, agjёrimi ka kuptime mё tё gjёra. Mosngrёnia dhe mospirja, moskryerja e mardhёnieve seksuale, mospёrdorimi i duhanit dhe distancimi nga veprimet tё qortueshme si pёrgojimi dhe mashtrmi, gjatё njё periudhe njё mujore, nga i nderuar (s.a.v.a), thekson : “ Ai agjёrues qё nga agjёrimi fiton vetёm urinё dhe etjen, ёshtё si ai qё rri zgjuar gjithё natёn dhe nga ibadeti I natёs fiton vetёm pagjumёsinё.” (Amoli Tusi/661)

Agjёrimi pёrbёn zbatimin e njё program tё plotё dhe rigoroz shёndetёsor ku pёrfshihen shёndёti i trupit dhe i shpirtit.

Sot ёshtё vёrtetuar qartё se ngrёnia e tepёrt jo vetёm qё dёmton shёndetin trupor tё njeriut, por pengon dhe ngritjen shpirtёrore tё tij. Ngrёnia e tepёrt forcon tek njeriu ndjenjёn e egoizmit, ambicies dhe arrogancёs, dobёson dhe streson shpirtin duke krijuar njё njeri tё mposhtur nga epshet. Nё lidhje me kёtё, Profeti i nderuar (s.a.v.a), thotё:

“Mos hani shumё ushqim, sepse ushqimi i tepёrt dobёson forcёn e gjykimit nё zemёr, trupi bёhet i ngathёt nё bindjen ndaj Zotit dhe njeriu bёhet nё zemёr i shurdhёr përball kёshillave tё drejta “




There are no comments

Add yours