Çfarë tha Bernard Lewis për origjinën e Islamit?
Bernard Lewis (1916-2018) ishte historian britaniko-amerikan i specializuar në studimet orientale. Ai në librin e tij “The Arabs in History” thotë:
“Në një ese në lidhje me Muhamedin dhe origjinën e Islamit, Ernest Renan thotë se për dallim nga fetë e tjera që e kishin misterioze zanafillën, Islami lindi në dëshmi të plotë të historisë. Rrënjët e tija janë në sipërfaqe dhe jeta e themeluesit të tij është po aq e njohur për ne, siç janë edhe jetët e reformatorëve të shekullit të gjashtëmbëdhjetë”. (“Arabët në histori”, viti i botimit 1960)
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 15-16)