3.1

Çfarë tha historiani austriak për Imam Aliun?

Spread the love

Çfarë tha historiani austriak për Imam Aliun?

Gustave Edmund von Grunebaum (1909-1972) ishte historian austriak dhe arabist. Ai në librin e tij “Classical Islam: A History, 600-1258” thotë:

Islami përfaqëson një rast të rrallë të zhvillimit të një feje botërore në dëshmi të plotë të historisë… Në po të njëjtën mënyrë, mund të thuhet se nga të gjithë shokët dhe ndjekësit e Muhamedit, Aliu është i vetmi që u rrit në dëshmi të historisë. Nuk ka asnjë pjesë të jetës së tij që është e fshehur nga drita e historisë, qoftë kjo koha kur ishte foshnje, fëmijë, riosh, i rritur ose një burrë i moshuar. Përkundër kësaj, ndjekësit e tjerë të hershëm të Muhammedit dolën në skenën e historisë vetëm pas konvertimit të tyre në Islam dhe për jetën e tyre para Islamit dihen shumë pak gjëra ose asgjë fare. Aliu ishte i destinuar për të qenë dora e djathtë e Islamit dhe mburoja e Muhamedit. Fati i tij ishte i lidhur ngushtë me fatin e Islamit dhe me jetën e profetit të kësaj feje. Ai ishte i pranishëm në çdo ngjarje në historinë e kësaj lëvizjeje të re dhe gjithmonë luajti një rol qendror. Ishte ky një rol që nuk mund ta kishte luajtur askush tjetër përveç tij. Ai ishte imazhi i Muhamedit. Libri i Zotit, në vargun 61 të kapitullit të tretë, e quajti atë “shpirti” ose alter ego-ja e Muhamedit, me çfarë e shënoi emrin e tij të lavdishëm në horizontet e historisë. Në vitet që do të vinin, kombinimi kreativ i Muhamedit dhe Aliut, i mjeshtrit dhe i nxënësit të tij, do ta zbrisnin “Mbretërinë e Qiejve” në hartën e tokës.”. (“Islami klasik: një histori, viti 600 deri 1258”, viti i botimit 1960)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 16)




There are no comments

Add yours