21. Çrregullimi i diabetit dhe disa këshilla për agjëruesit diabetë

Çrregullimi i diabetit dhe disa këshilla për agjëruesit diabetikë

Spread the love

Këshillohet që të sëmurët me diabet që injektojnë insulinën nuk duhet të agjërojnë. Personat që përdorin ilaçe dhe që mund të kontrollojnë sheqerin në gjak, duhet para fillimit të muajit Ramazan të shkojnë tek mjeku për t’u këshilluar në lidhje me ndryshimin e regjimit të përdorimit të ilaçeve, pasi në rast të kundërt ekziston mundësia e çrregullimit të kontrollimit të diabetit tek këta persona.

Këshilla për agjëruesit me diabet

Këshillohet që sasia e sheqerit në gjak të kontrollohet vazhdimisht nga vet i sëmuri (nëpërmjet Gleukometrit). Ulja e sheqerit në gjak (Hipoglicemia) është e rrezikshme dhe në rast se nuk mjekohet shkakton gjendje lodhje, dobësie dhe të fiktë. Shenja të Hipoglicemisë janë ndjenja e turbullimit, djersitja dhe humbja e forcës së orientimit. Në këto raste, i sëmuri duhet përnjëherë të pijë të ëmbla ose të vendosë një sasi sheqeri poshtë gjuhës.

Kokrrat me veprim të gjatë si glibenclamide, e shtojnë rrezikun e Hipoglicemisë. Për këtë arsye duhet që para Ramazanit dhe me këshillimin e mjekut, t’i zëvendësojmë këto kokrra me kokrra me veprim të shkurtër. Diabetikët që janë përballur me pasoja më të shumta si dhimbjet e zemrës për shkak të bllokimit të enëve të zemrës, mosfunksionim të zemrës, infarkt të trurit, retinopatia (sëmundje e syrit), nefropatia (sëmundje e veshkës) ose neuropatia (paralizim i nervave të dorës apo të këmbës e shoqëruar me pagjumësi), para se të agjërojnë duhet të këshillohen me mjekun.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 19.




There are 2 comments

Add yours
  1. Suivre Téléphone

    Si votre mari a supprimé l’historique des discussions, vous pouvez également utiliser des outils de récupération de données pour récupérer les messages supprimés. Voici quelques outils de récupération de données couramment utilisés :


Post a new comment