20. Ulcera në stomak gjatë agjërimit dhe shtatë këshilla për shërimin e saj

Ulcera në stomak gjatë agjërimit dhe shtatë këshilla për shërimin e saj

Spread the love

Hapësira në stomak është një hapësirë acide. Disa qeliza të tëmthit prodhojnë acide klorhidrike që gjatë tretjes së ushqimit ka për detyrë vrasjen e baktereve. Hapësira në stomakut mbrohet nga efektet e acidit nëpërmjet një lënde neutralizuese të acidit dhe nëpërmjet gypit mes pankreasit dhe stomakut nuk mund të kontrollojë rikthimin e acidit, sasia e acidit kthehet në stomak duke shkaktuar një ndjenjë djegie në pjesën e sipërme të barkut dhe mbrapa kraharorit.

Ngrënia e tepërt, konsumimi i ushqimeve me yndyra dhe të skuqura, i erëzave djegëse e të forta, i pijeve me gaz, i ushqimeve të tilla si fasulet dhe thjerrëzat, pirja e çajit dhe kafesë me shumë kafeinë si dhe pirja e duhanit janë faktorë kryesorë që shkaktojnë një gjendje të tillë.

Shtatë këshillat për shërimin e saj:

1. Mos hani në mënyrë të tepruar;
2. Mos hani ushqime me yndyrë dhe të skuqura;
3. Mos konsumoni erëza djegëse dhe ushqime të gatshme (FastFood);
4. Pakësoni çajin dhe kafenë dhe lini duhanin;
5. Vendosni jastëk më të lartë nën kokë që rikthimi i acidit të pakësohet;
6. Këshillohet prirja e lëngjeve të shumta nga iftari deri në syfyr por jo gjatë iftarit dhe syfyrit, dhe
7. Ilaçet e stomakut që i përdorni më parë, vazhdoni t’i përdorni mes iftarit dhe syfyrit nën kontrollin e mjekut.

Deri tani nuk është vërtetuar se uria shkakton ulcerë në stomak, por personat që preken nga kjo sëmundje apo nga hemorragjia në aparatin tretës, nuk duhet të agjërojnë. Personat që kanë Hepatit kronik dhe veçanërisht ata që vuajnë nga dëmtimi i mëlçisë nuk duhet të agjërojnë, sepse mëlçia e tyre nuk është e aftë të prodhojë glukozë dhe ka mundësi që gjatë agjërimit të ulet ndjeshëm glukoza në gjakun e këtyre personave.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 18-19.




There is 1 comment

Add yours
  1. Rastrear Teléfono Celular

    Si su esposo eliminó el historial de chat, también puede usar herramientas de recuperación de datos para recuperar los mensajes eliminados. A continuación se muestran algunas herramientas de recuperación de datos de uso común:


Post a new comment