19. Pasojat e agjërimit të gabuar dhe mënyrat e kurimit të tyre

Pasojat e agjërimit të gabuar dhe mënyrat e kurimit të tyre

Spread the love

Agjërimi i drejtë ashtu si i obligimet tjera fetare ka rregulla të caktuara, prandaj nuk ka asnjë dyshim se nëse agjërimi nuk kryhet në mënyrë të drejtë dhe në bazë të një shembulli të drejtë higjenik dhe ushqimor, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Natyrisht, disa pasoja që shfaqen në ditët e para të agjërimit korrigjohen gradualisht dhe zakonisht nuk përbëjnë probleme për shëndetin e njeriut.

Dhimbjet e kokës, të vjellat, prishja e sistemit të gjumit, pagjumësia, lodhja si dhe dhembjet e muskujve gjatë 5-7 ditëve të para të agjërimit janë pasoja të natyrshme të agjërimit. Por nganjëherë, disa nga agjëruesit, pas muajit të Ramazanit ose gjatë këtij muaji, preken nga sëmundjet të aparatit tretës (si ulcera në stomak, hemorragjia në stomak dhe çrregullime të theksuara të aparatit tretës), nga dobësia e theksuar, çrregullimi i kontrollit të diabetit dhe shtimi i shenjave të sëmundjeve kardiake.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 18.




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment