2.1

Dobitë e organizimit të tubimeve për të kujtuar Imam Husejnin (6)

Spread the love

Vazhdim

Dashuria ndaj Ehli Bejtit dmth-në bindje ndaj tyre

Imam Sadiku (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ndjekësit tanë janë ata që janë të devotshëm ndaj Allahut dhe që i binden Atij”. Gjithashtu, ai ka thënë: “Unë jam imam i atij që më bindet mua”. Pra, më ndjek mua, bën siç bëj unë dhe zbaton porositë dhe këshillat e mia. Kjo do të thotë se ashtu siç ishte Ehli Bejti shembull i lartë në çdo çështje, po ashtu duhet të jenë ndjekësit e tyre në mesin e njerëzve. Ata duhet të jenë të devotshëm, vigjilentë dhe shembull në sjellje e veprime.

Disa mendojnë se përderisa janë ndjekës të Ehli Bejtit, Allahu do t’ua lehtësojë llogarinë në Ditën e Gjykimit. Sigurisht që ky është mendim i gabuar. Imam Sadiku (paqja qoftë mi të) i ka thënë një njeriut: “O Mufaddal! E shëmtuara është e shëmtuar te çdo njeri, ndërsa tek ti është më e shëmtuar për shkak të pozitës që ke tek ne. E mira është e mirë te çdo njeri, por tek ti është më e mirë për shkak të pozitës tënde tek ne”. Ai njeri që është ndjekës i Ehli Bejtit dhe ashik i tyre, duhet ta dijë se ka një përgjegjësi të madhe në sjellje. Imam Sadiku (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Jini ftues në rrugën tonë, jo me gjuhët tuaja!” Pra, me sjelljet tuaja.

Prandaj, kuptimi i ringjalljes së përmendjes së Ehli Bejtit në mesin e pasuesve të tyre është që ata të zbatojnë urdhrat dhe porositë e Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta). Për këtë, edhe tubimet që zhvillohen në kohën e matemit në muajin Muharrem apo në ceremonitë e ndryshme që organizohen për nder të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi të) duhet të jenë nxitëse dhe inkurajuese për njohjen e personalitetit të tyre, të moralit të tyre, të sjelljeve të tyre dhe të urdhrave e porosive të tyre. Ehli Bejti nuk është monopol i shiitëve. Ata janë udhëheqësit dhe Imamët e të gjithë muslimanëve. Prandaj, duhet që dijet, njohuritë dhe morali i Ehli Bejtit të përhapen në mesin e të gjithë muslimanëve. Pa dyshim që metoda më e mirë për njohjen e Ehli Bejtit është ajo metodë që na urdhëron Kurani i Shenjtë, i cili thotë: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë…!” (Surja en-Nahl, ajeti 125) (Vazhdon)

Shkrim i huazuar.




There are no comments

Add yours