op

FITORJA E MADHE E GADIRIT

Spread the love

Çdo vit, me arritjen e datës 18 Dhul Hixhxheh, në shpirtin dhe zemrat e myslimanëve
ngjallet kujtimi i një ngjarjeje të pavdekshme, ngjarje e cila ndodhi mbas Haxhit Lamtumirës të
Hz Resulullahut (s.a.a.) në një vend të quajtur Gadir Hum. Gadiri ishte një kënetë, në rrugën ne
mes Mekes dhe Medines, ku karvanët e udhëtareve ndaleshin për të pushuar. Por, atë ditë pranë
kësaj kënete, ndodhi ajo ngjarje e madhe.

Ishte orët a para të ditës së enjte dhe Hz Resulullahu (s.a.a.) ishte duke u kthyer nga
Haxhi i tij i fundit. Në çdo anë dëgjohej zëri i udhëtareve të karvanit dhe hingëllima e kuajve dhe
deveve. Por, në mes te kësaj zhurme, fytyra e ndritur e Hz Resulullahut (s.a.a.) tregonte se ai
ishte thelluar në mendime dhe sikur ishte në pritje të një ngjarje te madhe. Kur karvani arriti ne
Gadir Hum, vendi ku irakianët, egjiptianet dhe popujt tjerë duhej të ndaheshin nga njëri-tjetri, Hz

Resulullahu (s.a.a.) ndjeu prezencën e ngrohtë të Xhibrilit (a.s.), engjëllit te shpalljes, i cili erdhi
me një mesazh të ndritur nga ana e Allahut, dhe iu drejtua Hz Resulullahut (s.a.a.) duke i thënë:
O Muhammed, Allahu të dërgon selamin dhe të shpall këtë:

“O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën në tërësi
komunikimin, atëherë nuk e ke kryer detyrën. Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve”.
(Maide, 67)

Ajeti i lartpërmendur na tregon në mënyrë të qartë se misioni i të Dërguarit (s.a.a.) është
duke përfunduar, por te populli duhet të arrijë një e vërtetë. Kjo e vërtetë është aq e rëndësishme,
sa që nuk është e mundur përkryerja e fesë pa të. Hz Resulullahu (s.a.a.), i cili ndiente një barë të
rëndë mbi supe, u bë gati që njerëzve t’i parashtroj një çështje të rëndësishme. Pastaj, tha që të
kthehen ata të cilët kanë ecur përpara dhe ata te cilët kanë mbetur mbrapa karvanit, dhe t’i
bashkohen turmës së njerëzve para tij. Pas disa minutave të gjithë u mblodhën rreth kënetës
Gadir Hum dhe me padurim prisnin që të kuptonin se pse Hz Resulullahu (s.a.a.) i ka ndalur të
gjithë këta njerëz në këtë shkretëtirë? Menjëherë nga samarët e deveve ndërtuan një mimber
(foltore) për Hz Resulullahun (s.a.a.), i cili u ngjit mbi të dhe duke u drejtuar përafërsisht njëqind
mijë sahabeve të pasionuar tha:
“Ndoshta, pas këtij viti nuk do t’ju shoh më përsëri. Është afër koha e dërgimit të
ftesës nga ana e të dërguarit të Allahut dhe të pranimit të saj nga ana ime.”
Hz Resulullahu (s.a.a.) e thirri Hz Aliun-paqja qoftë mbi të, që të shkojë pranë tij. Më
pas ia ngriti dorën dhe tha:

“Ai që më pranon si udhëheqës (mevla), edhe Aliu është udhëheqësi i tij. O Allah,
duaje atë, i cili e do Aliun. Kush bëhet armiku i Aliut, Ti bëhu armiku i tij. Ndihmoje atë i
cili e ndihmon Aliun. Braktise atë që e braktis Aliun dhe kudo që të shkojë, le të jetë e
vërteta me të”

Pastaj, e hoqi kapelën prej kokës së tij dhe e vendosi në kokën e Hz Aliut – paqja qoftë
mbi të dhe i përgatiti një vend (çadër) të veçantë. Pastaj, dha urdhër që të vijnë sahabet në grupe
dhe të mëdhenjtë e Kurejshëve dhe Ensarëve për ta përshëndetur Imam Aliun me titullin
“Emirel Muminun” (Udhëheqësi i besimtarëve). Dhe, të gjithë sahabet duke filluar prej Ebu
Bekrit dhe Ymerit, ia uruan të gjithë. Madje, Ebu Bekri dhe Ymeri i thanë: “Të lumtë o djali i
Ebu Talibit që u bëre udhëheqësi i ynë dhe i të gjithë besimtarëve”. Mbasi që përfundoi
ceremonia e urimit, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha se u shpall ajeti:

“Sot e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju
Islamin fe”(Maide, 3) vndose tekstin arabisht الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ
الإِسْلاَمَ دِينًا
Mbas emërimit të Imam Aliut, si Imam dhe mbas shpalljes së ajetit për përkryerjen e
fesë, Hz Resulullahu (s.a.a.) deklaroi:
“Falënderimi qoftë për Allahun që e përsosi fenë, plotësoi dhuntinë dhe mbas
misionit tim tregoi kënaqësi për caktimin e Ali ibni Ebu Talibit si Imam.”

Sipas disa haditheve, Hz Resulullahu (s.a.a.) e bëri komunikimin në këtë mënyrë:
“Më erdhi Xhebraili nga ana e Allahut dhe më urdhëroi që të gjithë të bardhave dhe
të zezave t’i bëjë shpalljen e Ali ibni Ebu Talibit si vëlla e trashëgimtar timin dhe si kalif
dhe Imam mbas meje. Unë kërkova nga Xhebraili që Allahu të më kursejë nga kjo shpallje,
sepse të paktë janë të devotshmit ndërsa të shumtë janë ata që do të më mundojnë dhe
urrejnë për shkak të marrëdhënies sime familjare me Aliun. Nëse doni, mund të tregojë
edhe emrat e tyre, por e rruaj fisnikërinë time duke e mbajtur të fshehtë emrat e tyre. Por,
Allahu nuk pranoi që unë të përmbahem prej komunikimit. O ju njerëz, dijeni që Allahu
ka zgjedhur Aliun për juve si udhëheqës dhe Imam, dhe e ka bërë obligim për çdo person
bindjen ndaj tij.”

Allahu në Gadir Hum i caktoi Imam e pastër nga mëkatet si trashëgimtar të Hz
Muhammedit (s.a.a.) dhe si udhëheqës të myslimanëve, të cilëve ua dha diturinë e librit dhe
urtësinë. Dhe, në këtë rast edhe myslimanët e tjerë duhet të pranojnë dhe t’i dorëzohen zgjedhjes
dhe urdhrit të Allahut. Sepse, edhe në kuptimin e përgjithshëm, Islami do të thotë dorëzimi ndaj
Allahut. Allahu, në ajetin e 68-të, 69-të dhe 70-të të sures Kasas thotë: “Zoti yt krijon çka të dojë
dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është Allahu nga çka i
përshkruajnë për shok. Dhe Zoti yt e di se ç'fshehin zemrat e tyre dhe se ç'shfaqin haptazi. Ai

është Allahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën
tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni”
Ngjarja e Gadirit mund të shqyrtohet

M gjerësisht
http://www.dielli.net/pdf/tematfetare/ghadirkumm.pdf




There are no comments

Add yours