9.1

Gjërat problematike gjatë larjes së rrobave

Spread the love

Gjërat që i përdorni më shpesh, siç janë leckat e kuzhinave, sofrabezat, mbulojat e tryezave, peshqirët etj., lani më shpesh, sepse edhe nëse ka ndonjë njollë yndyre, ajo mund të largohet më shpejt dhe gjësendet nuk do të kundërmojnë.

  • Jakat, mëngët e këmishëve, më mirë është që së pari t’i lagim me ujë dhe t’i lyejmë me sapunë, e pastaj t’i lëmë të ndikojnë në papastërtinë pesë minuta dhe i fusim në lavatriqe apo t’i lajmë me dorë.
  • Rrobat që kanë pjesë elastike, p.sh. jakat e këmishëve, kurrë mos i zini në 90°
  • Këto rroba lani në 50-60 gradë, por të mbështjella në material të frotirit dhe me shumë pak centrifugë apo sjellje.
  • Rrobat e leshta lani me shumë kujdes dhe me detergjent të lëngët, mos e lëshoni centrifugën.
  • Xhemperin e thurur nga fijet e leshit, pas larjes shtrijeni mbi peshqir, që t’ia thithë ujin dhe pastaj tereni të shtrirë horizontalisht.

(Përktheu dhe përshtati: H. Ikballe Berisha – Huduti, marrë nga revista “Kuća Stil”, revista “Vlera”, nr. 1, nëntor/dhjetor 2009, fq. 49)




There are no comments

Add yours