17202690_1418361508216401_6016406669549720215_n

Gratë në Islam

Spread the love

Gratë në Islam

Gruaja ka një vlerë të paçmuar. A jo është baza e familjes, bërthama e shoqërisë. Një ndër qëllimet e para të Islamit ishte mbrojtja e grave nga situata e mjerueshme, subjekt i së cilës ato ishin, të lartësonte pozitën e tyre , në menyrë që t’u jepte fund padrejtësive që kishin duruar , si dhe t’u siguronte atyre një vend në shoqëri me të drejta të garantuara dhe privilegje, të tiilla si; përdorimi i lirë i të mirave dhe i pasurisë së tyre dhe e dr ejta për t’i përdorur ato siç dëshironin.

Islami, në asnjë menyrë, nuk i ndalon gratë të punojnë, nëse ato kanë nevojë apo dëshirë për ta bërë një gjë të tillë,. Po ashtu nuk i ndalon ato që të mbajnë detyra të larta. Ato mund të kenë çdo pozicion apo post që është i përshatshëm me natyrën , ekperiencën dhe aftësitë e tyre, në karrierën e zgjefhur prej tyre.
Sidoqoftë, karriera një gruaje, në asnjë menyrë nuk duhet të shqetësojë apo të ndërhyjë në jetën e saj familjare, as në detyrat e saj ndaj bashkëshortit dhe fëmijëve, sepse nuk ka asnjë dyshim, se familja është berthama e shoqërisë dhe goditja apo shkatërrimi i familjes konsiderohet si goditje dhe shkatërrim i shoqërisë.

Islami gjithashtu, nuk e përjashton gruan nga e drejta për t’u edukuar. Përkundrazi, dija është konsideruar si obligim në Islam, e njëjtë si për burrin dhe për gruan. Në shoqërin islame, gruaja vlerësohet për intelektin dhe virtytet e saj.
Kështu, duhet të pranojmë faktin se pozita inferiore e gruas në shoqëri të caktuara është rezultat i injorancës në këto shoqëri dhe nuk ka të bëjë fare me legjislacionin, traditën apo zakonet e Islamit.




There are no comments

Add yours