ddd

HADITHET E HAZRETI FATIME ZEHRAS -paqja qoftë mbi të-

Spread the love

HADITHET E HAZRETI FATIME ZEHRAS

-paqja qoftë mbi të-

1. “Allahu na e ka dërguar durimin me qëllim që ta arrijmë shpërblimin e Tij.”
2. “Allahu na e bëri farz luftën e shenjtë (xhihadin) për ta siguruar lavdërimin e Islamit dhe për ta
nënçmuar jobesimin dhe mosmarrëveshjen.”
3. “O robërit e Allahut! Kur’ani është udhërrëfim për ju. Ai na zbriti nga Allahu si betim i tij dhe
është libri i fundit tregues. Ai është predikim i drejtë i Allahut. Drita e Kur’anit është e shenjtë
dhe flaka e tij shkëlqen. Argumentet e tij janë të qarta, kurse fshehtësitë e tij janë të hapura.
Ndihma e tij shihet më se e sigurt, e ju duhet t’i lakmoni ata që i nënshtrohen dhe i dorëzohen
Kur’anit.”
4. “Allahu na e bëri obligim (farz) namazin që ta largojmë nga vetja mendjemadhësinë.”
5. “Allahu na urdhëroi zeqatin si obligim që t’i pastrojmë epshet tona dhe të na shtohet bereqeti
(bollëku).”
6. “Allahu na e bëri obligim haxhin me qëllim që feja jonë të mbetet në këmbë përgjithmonë.”
7. “Babai im, Muhammedi (s.a.a), u ngrit për t’i udhëzuar njerëzit në rrugë të drejtë, për t’i
shpëtuar ata nga fanatizmi dhe padituria. Ai zgjoi në ta një fe të shëndoshë, që ka për qëllim
udhëzimin në rrugën e Allahut.”
8. “Allahu e ndaloi pirjen e alkoolit për ta larguar të keqen dhe fëlliqësinë.”
9. “Për nënën e vet, Imam Hasani tregonte: “Nëna ime natën e xhumasë e kaloi në ruku dhe
sexhde e në mëngjes u lut për besimtarët e besimtaret.” Kur e pyeta pse në lutjen tënde që e
bëre për fqinjët nuk u lute edhe për vete, ajo m’u përgjigj: “O djali im, e drejta e fqinjit është
para të drejtës tënde.”
10. “Allahu na urdhëroi ta duam nënën dhe babanë me qëllim që të mbrohemi nga hidhërimi i Tij.”




There are no comments

Add yours