HIV/AIDS – Sëmundja që vret
AIDS-i (Acquired Immune Deficiency Syndrome) apo SIDA është një grup i sëmundjeve që janë si pasojë e shkatërrimit të sistemit mbrojtës (imunitar) të njeriut i shkaktuar nga virusi i njohur si HIV (Human Immunodeficiency Virus – virusi i imunodefiçencës humane). Ky shkaktar gjendet në sekrecionet e organeve gjenitale dhe në gjak.
Me hyrjen në organizmin e njeriut HIV-i shkakton shkatërrimin e sistemit imunitar. Organizmi tek i cili është shkatërruar forca mbrojtëse-imuniteti bëhet i ndjeshëm në çdo infeksion të mëvonshëm. Për shkak të kësaj, organizmi nuk ka mundësi të luftojë kundër infeksioneve dhe tek të sëmurët nga AIDS-i lajmërohen shumë sëmundje të cilat nuk mund të shërohen edhe pse përdoren barëra të ndryshëm.
Përhapja e SIDA-s, ka hyrë tashmë në dhjetëvjeçarin e tretë, duke u bërë shkaku i katërt më i rëndësishëm i vdekjeve në botë. HIV/AIDS ka vrarë më shumë se 3.1 milionë njerëz deri më tani, dhe mendohet se 4.9 milionë njerëz e kanë marrë virusin e imunodefiçencës njerëzore (HIV), duke e çuar në 39.4 milionë numrin e njerëzve që jetojnë me këtë virus në të gjithë botën.[1]
HIV-AIDS prek kryesisht të rinjtë dhe përhapet me shpejtësi tek grupet tejet të prekshme. Këto grupe përfshijnë përdoruesit e drogave që merren me injeksion, ofruesit e seksit për para dhe të burgosurit. Njerëzit me HIV mund të mbesin të infektuar për vite me radhë pa e ditur këtë gjë.
[1] UNAIDS 2003. Përditësimi i epidemisë së SIDA, Gjenevë: UNAIDS(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 42)
There are no comments
Add yours