ima

Imam Husejni Simbol i Drejtësisë Unitetit dhe Martirizimit

Spread the love

Paqja qoftë mbi imam Husejnin Paqja qoftë mbi Aliun, i biri i imam Husejnit Paqja qoftë mbi heroinën e Qerbelasë, hazreti Zejneb Paqja qoftë mbi heroin e Qerbelasë Ebul Fad Abbas Paqja qoftë mbi fëmijët e imam Husejnit Paqja qoftë mbi përkrahësit e imam Husejnit Paqja qoftë mbi të gjithë ata që e pasojnë me devotshmëri rrugën e imam Husejnit Allahu i mëshiroftë ato sy që vajtojnë për imam Husejnin Allahu i forcoftë ato zemra që mbartin dashurinë për imam Husejnin. Allahu i ndriçoftë ato mendje që e njohin ashtu siç duhet imam Husejnin O Allah i Plotfuqishëm. Na mundëso të jemi në rrugën e imam Husejnit, e cila është rruga e gjyshit të tij, profetit Muhammed, dhe na bashko me ta në Ditën e Kijametit.

Imam Husejni nipi i Profetit Muhamed –paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij në trojet shqiptare u bë i njohur përmes poemës “ Qerbelaja” e Naim Frashërit që ishte një krijim nga vitet e fundit të jetës së shkrimtarit, e botuar në vitin 1898, dy vite para vdekjes së tij. Përkundër sëmundjes së mundimshme, që përjetoi Naimi, ai e shkroi këtë vepër aq të dhimbshme, aq të prekshme, ku në njëfarë mënyre ai e solidarizoi dhimbjen e tij fizike me dhimbjen e trimave të Qerbelasë. Kur e lexojmë këtë poemë të Naimit kuptojmë se ai ishte i lidhur shpirtërisht me personazhin e kësaj poeme Imam Husejnit a.s., sepse nga qasja e tij shihet se Naimi ishte besimtarë i denjë dhe atdhetar i përkushtuar ndaj kombit të tij edhe pse shumicën e jetës së tij e jetoi dhe vdiq në Turqi.

Imam Husejni a.s. me jetën e tij e mësoi popullin shqiptar për qëndresën, drejtësinë, durimin, ballafaqimin me urtësi, me të ligën dhe të paudhën, si dhe ai i mësoi njerëzimit se  ai nuk ishte vetëm martirë shehid i luftës së Qerbelasë, por ai ishte një shembull i të shtypurve, shembull i urtësisë mirësisë, dashurisë dhe sakrificës më të shenjtë për të cilën nuk duhet kursyer as gjaku as trupi.

Naimi i mësoi popullit të tij se shpirti nuk vdes, por vetëm kalon nga një botë në një botë tjetër edhe njeriu i mirë mbetet shembull i mirë për të mirën e njerëzisë dhe gjeneratave të ardhshme, qofshin ato shqiptare, apo jo shqiptare, myslimane apo të krishtere.

Qerbelaja në krye me prijësin komandantin legjendar Imam Husejnin a.s. është një ngjarje metahistorike dhe metafizike që nuk njeh as kohë as vend. Pra është një ndodhi që i jep shembull të shtypurve, se si duhet vepruar në çdo vend e në çdo kohë. Qerbelaja si tokë gjendet 100 km larg në veri të Bagdadit, buzë shkretëtirës dhe lumit Eufrat.

Imam Husejni a.s. ishte biri Imam Alut a.s. i cili ia kishte mësuar edhe rregullat e luftës kundër shtypësve. Imam Aliu a.s. asnjëherë nuk e ka ngritur shpatën i pari, ai njëherë ka bërë shumë negociate, bashkëbisedime me armikun në mënyrë që mos të përgjaken shpatat, pas lutjeve shpjegimeve e negociateve të njëpasnjëshme fillonte lufta në fushën e betejës. Prandaj edhe Imam Husejni veproi në të njëjtën mënyrë si babai i tij, Ai u bëri thirrje dhe njoftim se nuk kishte dëshirë të luftonte me muslimanët që ishin në rradhët e Omer Ibn Sadit nën komandat dhe urdhrat e Jezidit në Sham. Prandaj, ai, Husejni me një zë jehues u tha:

“Unë nuk kam dalë as si mosmirënjohës, as si arrogant, as si shkatërrues dhe as për të bërë padrejtësi. Unë kam dalë për të kërkuar reformim në ummetin e gjyshit tim (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), për të urdhëruar në të mira dhe për të ndaluar nga të këqijat.” [1]

Imam Husejni a.s me ndodhin e tij në Qerbela i dha mesazhe të forta gjithë botës atëherë edhe sot edhe gjersa të jetë koha. Imam Husejni nuk  pësoi disfatë, ngase martirizimi i tij dhe 72 miqve të tij  po i dha jehonë dhe frymë gjithë botës së shtypur dhe i mësoi se :

  • Ndodhia e Qerbelas me nipin e Pejgamberit është mirësjellje, edukatë, dhe moral më i lartë njerëzor.
  • Ndodhia e Qerbelas dhe pasimi i Imam Husejnit është orientim më i mrekullueshëm sipas parimeve më të pastra islame.
  • Imam Husejni i sfidoi të gjithë dhe ndodhia e tij u bë disfatë e superfuqive kundër së drejtës dhe të vërtetës .
  • Imam Husejni a.s. ua mësoi se si duhet përballuar me subjektet politike të të gjitha kohëve .
  • ÇDo i humbur, çdo i pa udhëzuar nëse pak i referohet ndodhisë së Qerbelasë dhe karakterit të Imam Husejnit a.s. ai do të jetë i udhëzar e i kënaqur me jetën e tij.
  • Imam Husejni është frymë që ringjalli fenë Hyjnore, fenë e Gjyshit të tij.
  • Martirizimi, siç ishte ai i Imam Husejnit a.s. i dha shembull gjithë kombeve e popujve të shtypur në botë.
  • Imam Husejni i mësoi të gjithë se fitorja për gjeraratat që vinë nuk mund të arrihet pa gjak, prandaj më mirë është të mos kursesh gjakun se sa të jetosh i shtypur e në dhimbje
  • Imam Husejni është simbol i devotshmërisë dhe sinqeritetit.

Në tetor të vitit 680 në fushën e Qerbelasë  u vra nipi i Profetit, Imam Husejni me 72 meshkuj luftëtarë, ndërsa femrat mbetën gjallë, por shumë të munduara e robëruara nga ushtria e Jezidit. Është interesante të kemi njohuri se në histori ka pasur miliona viktima të dhunës çnjerëzore, krejt të pafajshme, krejt të pafuqishme, krejt të pambrojtura, mirëpo rrallëherë krijimtaria letrare i ka regjistruar kaq shumë ndodhitë historike sa është regjistruar Ndodhia e Qerbelasë, si në historiografi, si në letërsi, si në tregimet gojore.

Për nder të kësaj ndodhie poeti ynë Naim Frashëri ishte ndër të parët që e ndriçoi dhe e la vepër memorandumi poemën e tij Qerbelaja me personazhin kryesor Imam Husejnin a.s. për të gjitha gjeneratat shqipfolëse gjer sa të ekzistojë koha.

Krahas gjitha ndodhive në botë, “Qerbelaja” është vështirë të shpjegohet, se si ka arritur të bëhet një fenomen me kritere historike dhe vazhdon të jetoj e gjallë duke u përkujtuar e solidarizuar me këtë ndodhi nga miliona njerëz në botë.

Me du’a dhe respekt !


[1]  Biharu’l-Enuar, vëllimi 44, f. 330.




There are no comments

Add yours