31. Islami dhe toleranca

Islami dhe toleranca

Spread the love

Vazhdim

Toleranca e një feje është kriter i aftësisë së saj jetësore. Sa më fisnike të jenë dispozitat e një feje, aq më të mëdha do të jenë predispozitat e saj për t’u bërë fe universal, fe e gjinisë njerëzore. Të bërit fe botërore përsëri është ideali i çdo feje, e cila synon t’i japë bashkësisë njerëzore ngushëllim e paqe në këtë botë dhe lumturi të përjetshme në botën tjetër. Fjala e Zotit në Kuran, që iu drejtua Profetit Muhamed (s.a.a.): “Ne të kemi dërguar si mëshirë për të gjithë njerëzit”, tregon qartë synimin final të Islamit.[1]

Kurani – Libri i Allahut dhe Praktika e Profetit Muhamed (s.a.a.), janë burimet kryesore të fesë islame dhe që të dy me normat dhe rregullat e tyre e trajtojnë në mënyrë reale çështjen e tolerancës dhe të lirive fetare. Në fenë islame nuk mund të imagjinohet teoria pa praktikën në asnjë pikëpamje dhe meqë problematika që po trajtojmë është me rëndësi teorike dhe praktike, atëherë në vazhim do të shohim tolerancën islame, si reflektim ideor dhe praktik.

Autor: Besmir Yvejsi

(Revista “Vlera”, nr. 27, tetor-nëntor 2018, fq. 13-14)

Vazhdon
________________________________
[1] Muhidin Ahmeti, “Toleranca fetare në Islam”, revista “Ditura Islame”, nr. 104, Prishtinë, korrik-shtator 1998, fq. 21.