5.1

Këshillë për mbulesën islame – Hixhabin

Spread the love

Bashkëshorte e nderuar!

Nëse jeni e interesuar për stabilitet dhe qetësi në familjen tuaj dhe që burri gjithnjë t’u besojë, nëse kujdeseni për të drejtat e gruas në shoqëri, nëse keni interesim për shëndetin mental të të rinjve dhe brengoseni për largimin e tyre prej vlerave morale, nëse doni të ndërmerrni hapa pozitive për pengimin e gruas nga mashtrimet e meshkujve të pandershëm, nëse kërkoni kënaqësinë e Allahut, duke qenë muslimane e sinqertë e duke sakrifikuar, atëherë do të duhej ta respektoni hixhabin (mbulesën islame).

Nuk duhet që bukurinë dhe stolitë tuaja t’ua ekspozoni të huajve, qoftë në shtëpi me miqtë tuaj të afërt apo në tubimet shoqërore tjera jashtë shtëpisë suaj. Duhet të mbuloheni në sy të dhëndurëve dhe fëmijëve të tyre, prej bashkëshortëve të motrave të burrit, prej burrave të tezeve, të afërmve etj. Është mëkat të mos mbulohesh në sy të këtyre njerëzve sepse kjo, gjithashtu, burrit tuaj mund t’i shkaktojë pakënaqësi të mëdha, bile edhe nëse ato kurrë nuk do t’i përmend.

Gruaja nuk është e obliguar të mbulohet në masë të njëjtë para vjehrrit, vëllait të vet e djemve të vëllezërve, edhe pse më mirë është që para këtyre njerëzve, në një masë të caktuar, t’i përmbahet mbulesës islame – hixhabit. Me fjalë tjera, nuk duhet gruaja të paraqitet përpara këtyre të afërmve në atë formë sikur që rregullohet për burrin e vet. Kjo është për shkak se shumica e burrave nuk kanë dëshirë që gratë e tyre, para meshkujve tjerë, të paraqiten atraktive, duke veshur rroba atraktive e duke u lyer e përlyer, dhe natyrisht, nuk duhet harruar se qetësimi shpirtëror dhe besimi i burrit në gruan e vet janë elemente vendimtare për ekzistimin dhe sigurinë e gjithë familjes.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 35)




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment