6.1

Kush është Imam Husejni? (1)

Spread the love

Prejardhja e Imam Husejnit

Ky personalitet i nderuar i historisë, mbartës i cilësive të larta është Husejni, i biri i Aliut (prijësi i besimtarëve), i biri i Ebi Talibit, i biri i Abdul Mutalibit, i biri i Hashimit. Nëna e tij është Fatime Zehraja, e bija e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Gjyshja e tij është Hatixhja e lartë. Babai i tij është Aliu, djali i xhaxhait i Profetit Muhamed (s.a.a.).

Kur lindi Imam Husejni?

Imam Husejni (paqja qoftë mbi të) lindi më 3 Shaban (thuhet më 5 Shaban) në vitin e katërt të Hixhrit. Familja e Profetit e pritën me gëzim dhe me lumturi lindjen e tij. Po ashtu, Profeti (s.a.a.), të cilit sapo i mbërriti lajmi se Fatimja lindi djalë, shkoi si era në shtëpinë e saj për ta uruar për vogëlushin e lindur dhe e quajti Husejn. Imam Husejni u rrit në prehrin e Profetit (s.a.a.) dhe në mesin e Aliut dhe Fatimes (paqja qoftë mbi të dytë). Ai u ushqye me moralin e profetësisë dhe u edukua me parimet e larta islame, me parimet e drejtësisë e të së Vërtetës.

Çfarë tha Pejgamberi (s.a.a.) për Imam Husejnin?

Kur ai ishte i vogël, Profeti (s.a.a.) kujdesej shumë për të. Ai e mbante në krahë atë së bashku me vëllain e tij, Hasanin (paqja qoftë mbi të!) dhe i thoshte shokëve të tij duke shfaqur atë dashuri prindërore: “O Zot, unë i dua këta dy djem dhe e dua atë që i do ata”.

Në disa thënie të tjera ai (s.a.a.) e shfaqte dashurinë dhe kujdesin e tij për Hasanin dhe Husejnin duke thënë: “Këta dy djemtë e mi janë gjëja më e shtrenjtë për mua në këtë botë”.

Po ashtu, Profeti (s.a.a.) ka thënë: “Kush e do Hasanin dhe Husejnin, më do mua dhe kush i urren ata, më urren mua”.

Një ditë, Profeti (s.a.a.) po falej dhe Imam Hasani dhe Imam Hysejni u ngjitën në shpinën e tij. Njerëzit i larguan ata dhe ai (s.a.a.) i tha atyre: “Lërini ata, se ata janë të shtrenjtë për mua. Ai që më do mua, le të dojë këta të dy”.

Profeti (s.a.a.) ka thënë: “Kush dëshiron të shohë një prej banorëve të Xhenetit, le të shikojë Hysejnin”.

Ebu Bekr es-Siddik ka thënë: “Unë dëgjova Profetin e Allahut, i cili thoshte se Hasani dhe Husejni janë zotëritë e banorëve të Xhenetit”.

Në Sahihun e Tirmidhiut ka një hadith të transmetuar nga Ja’la el-Amirij, i cili thotë se Profeti Muhamed (s.a.a.) ka thënë: “Husejni është prej meje dhe unë jam prej Husejnit. Allahu e do atë që e do Husejnin. Husejni është prej degëve të asaj peme”. (Vazhdon)

Shkrim i huazuar.




There is 1 comment

Add yours
  1. dobry sklep

    You are in reality a good webmaster. The web site loading speed is amazing.
    It kind of feels that you’re doing any distinctive trick.
    Furthermore, the contents are masterpiece. you have
    performed a excellent process in this subject!
    Similar here: ricardos.shop and also here: Najtańszy sklep


Post a new comment