4.1

Kush është Imam Husejni? (2)

Spread the love

Kush është Imam Husejni?

(Vazhdim)

Sa i çmonte Pejgamberi (s.a.a.) nipat e tij?

Selman Farisiu ka thënë: “Unë dëgjova Profetin Muhamed (s.a.a.) i cili tha: “Hasani dhe Husejni janë bijtë e mi, e kush i do ata të dy, më do mua dhe kush më do mua, e do Zotin e Madhëruar dhe atë që Zoti e do, e fut në Xhenet. Kush i urren ata të dy, më ka urryer mua dhe kush më urren mua, ka urryer Zotin dhe atë që Zoti e urren, e fut në Xhehenem (zjarr)””.

Ky është Husejni në zemrën e Profetit Muhamed (s.a.a.), i cili u rrit në shtëpinë më bujare, më fisnike, më famëlartë dhe ajo është shtëpia e Profetit (s.a.a.), dielli ndriçues i mendjeve të njerëzisë dhe vula e të gjithë Profetëve të Allahut të Madhëruar. Me atë personalitet të lartë që kishte, me pozitën e lartë që zinte në shoqëri, Husejni u bë fuqi ndikuese në ndërgjegjen e historisë islame. Vërtet, muslimanët e duan Ehli Bejtin dhe e duan Husejnin, sepse ai ishte prej imamëve me prejardhje nga Ehli Bejti.

Prandaj, vrasja e tij, e cila është fatkeqësi dhe humbje për të gjithë umetin islam, u kthye në torturë dhe dhimbje për ndërgjegjen e umetit. Ajo dashuri dhe ai respekt që gjendej për Imam Husejnin (a.s.) e ka fillesën në Kuran, sepse Allahu i Madhëruar urdhëroi për dashurinë e Ehli Bejtit dhe Husejni është njëri prej tyre.

Çfarë thotë Kurani për Ehli Bejtin?

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Thuaj: ‘Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen Time, por vetëm respektin e dashurinë për hir të farefisnisë (akraballëkut)…”. (Surja esh-Shura, ajeti 23)

Husejni (s.a.) rrjedh nga Ehli Bejti, të cilët Allahu i ka pastruar prej ndytësive të mëkateve, ku thotë: “Allahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë së Pejgamberit, të largojë ndytësitë e gjynaheve dhe t’ju pastrojë deri në skaj”. (Surja el-Ahzab, ajeti 33)

Husejni është ai, me të cilët, Profeti Muhamed (s.a.a.) priti të krishterët e Nexhranit. Allahu i Madhëruar thotë: “E kush të kundërshton ty në çështjen e Isait pasi të është bërë e ditur e Vërteta, ti thuaj: ‘Ejani të ftojmë bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetet tona dhe vetet tuaja, pastaj, sinqerisht, të lutemi për mallkim dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve”.

Por ama, është për të ardhur keq se të gjitha këto thënie u harruan dhe përfundimi ishte ndodhia e masakrës, me të cilën nuk ka të ngjashme në historinë e njerëzimit.

Shkrim i huazuar.




There is 1 comment

Add yours
  1. Onwin Giriş

    Thank you for great information. Hello Administ . Metropol Halı Karaca Halı Öztekin ve Selçuklu Halı Cami Halısı ve Cami Halıları Türkiye’nin En Büyük Cami Halısı Fabrikasıyız…


Post a new comment