Lëmosha dhe favoret
Lëmosha dhe favoret janë faktorë të tjerë shpirtërorë të rëndësishëm, që ndikojnë në ndryshimin dhe përcaktimin e fatit të njeriut. Imam Sadiku (paqja qoftë mbi të), thotë: “Njerëzit që vdesin, si rezultat i mëkateve të tyre, janë shumë herë më shumë se ata që vdesin si rezultat i plakjes së tyre fizike, dhe njerëzit, që jetojnë gjatë, si rezultat i të mirave që kanë bërë, janë shumë herë më shumë se ata që jetojnë aq sa i lejon plakja e tyre fizike.” Të bërit mirë krijesave që kanë shpirt Kushdo që keqtrajton krijesat që kanë shpirt: kafshët dhe njerëzit në përgjithësi dhe edukuesit e tij në veçanti (nënën, babain, mësuesin) ose u krijon atyre vështirësi dhe mërzitje në jetë, padyshim që do të ketë pasoja të rënda negative në fatin e tij. Si përmbledhje, me fjalë të tjera, drejtësia dhe shtypja, të bërit pishman dhe të mos bërit pishman, të bërit mirë dhe të bërit keq, lutja dhe anashkalimi i saj dhe të tjerë shembuj si këta, janë faktorë kryesorë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në fatin e njeriut nga pikëpamja e jetëgjatësisë, sigurimit të ushqimit të përditshëm, shëndetit etj. Në këtë kontekst, këta faktorë duhen parë si një varg efikas qëllimesh jomateriale.
Kemi disa favor që na mundësojnë të besojmë në fatin tonë i cili është në duart e Zotit e 1-Shikimi i sistemit botëror sipas qëllimit: Ai njeri, që njeh pushtetin e plotë të Zotit mbi tokë, e shikon sistemin botëror në një këndvështrim tjetër, mbi bazën e një qëllimi dhe të një ideali të saktë për të cilin është krijuar. Pra, me pak fjalë, Zoti ka pasur një qëllim që e ka krijuar tokën si çdokush tjetër që krijon diçka me një qëllim të caktuar. Krijimi i tokës nuk është nisur nga hiçi, tokën pa asnjë qëllim. Ky lloj këndvështrimi mbi botën që na rrethon, e bën njeriun të jetë më optimist dhe të shkëputet nga pesimizmi që e ka rrethuar.
2- Besimi te arsyet shpirtërore dhe mos humbja e shpresës nga mungesa e të mirave materiale: Njeriu, që ka besim te faktorët shpirtërorë, nuk bie në mërzitje për arsye të mungesës së të mirave materiale, përkundrazi, shpirti i tij (që nuk ka të bëjë me botën materiale) zhvillohet më tepër dhe më i fortë dhe bashkë me të zhvillohet, me po të njëjtin koeficient, edhe shpresa e njeriut, duke u bazuar se do të jenë faktorë të tjerë shpirtërorë që do të vendosin në favor të tij, duke u bërë të suksesshëm në këtë rrugë. 3- Përballimi i pengesave dhe vështirësive:
Ai njeri, që kudo sheh dorën e Zotit të veprojë dhe ka besim në faktorët e fatit të tij, pa dyshim që ka më tepër rezistencë ndaj vështirësive të ndryshme materiale apo shpirtërore, si dhe mund t’i bëjë ballë ngjarjeve shumë të rënda që mund t’i ndodhin papritur. Me pak fjalë, ai është i përgatitur shpirtërisht dhe praktikisht i pathyeshëm. 4- Shmangia nga mburrja dhe mendjemadhësia: Njeriu, që ka besim në faktorët shpirtërorë që mbretërojnë kudo, padyshim nuk do të dehet nga gëzimi dhe lumturia e shkurtër e provokuese, nuk do të bjerë pre e mendjemadhësisë dhe e mburrjes. Ndërsa njeriu, që përballë vështirësive pëson humbje, do të bjerë lehtë pre e mendjemadhësisë në kohë të shkurtra lumturie, sepse këtë lumturi e kupton si meritë të tij. Ndërsa ai që suksesin e sheh si një dhuratë të Zotit, nuk ka arsye të bjerë në mendjemadhësi, por falënderon Zotin për një favor të tillë.
Nga libri Njohje Islame – Ministria e R.I .I.