03

SKICË NGA JETA REALE ROBËRIT E “KOHËS SË LIRË”

Spread the love

Spektri i gjër i problemeve familjare dhe i problemeve të tjera sociale është thuaja aq i larmishëm saqë nuk po mund të “përcillet” prej ekspertëve edhe në vendet më të zhvilluara, e lëre më në hapësirat ballkanike të një Kosove të varfër. Kur kësaj t’ia shtojmë edhe faktin se pak kush merr kurajon ta vizitoj ndonjë psikolog edhe me kushtin, se do të përfundojë dhe të bëhet “rast i Burdushit”, më pastaj. Andaj, do të përpiqem që përmes këtij tregimi ta skicoj një “terapi” shumë të zakonshme dhe të suksesshme në zhvillimin e raporteve brenda familjes apo edhe të një komuniteti. Hapi i parë është durimi kreativ, jo duke ndenjur duarkryq, por duke menduar mënyrën më të përshtatshme, kohën më të duhur dhe fjalët më të zgjedhura.

Përveç durimit sigurisht që bashkudhëtar në këtë rrugë suksesi, duhet të jetë sinqeriteti dhe modestia si dhe domosdoshmërishtë shmangia nga të ushtruarit pushtet mbi tjetrin që është nevojtar në këtë moment. Madje mund të thuhet se ushtrimi i një pushteti të pa qenë, veçmas në raportet brenda familjare edhe po paraqitet si shkaktari numër një i sjelljeve të dhunshme dhe i prishjes së raporteve normale. E gjithë kjo kujtoj se burimin e ka te një ngjarje e rastit kur një mik, i cili ishte mllefosur e dëshpëruar njëkohësisht, më ndali në rrugë dhe mu ankua për sjelljet “devijuese” të djalit të tij.

-Ka një kohë që kam problem me djalin – më tha . Mirëpo nuk desha të futesha menjëherë në përshkrimin prej tij të problemit që e kishte preokupuar, pa ia përkujtuar disa momente kyçe nga jeta e tij të cilat duket se i ka mbuluar pluhuri në sirtarët e harresës. – Mirë. O njeri i mirë a të kujtohet se ti ke ardhur në këtë botë edhe si përgjigje në lutjen e prindërve tu drejtuar Zotit që t’iu falë fëmijë. Mandej kur ishe fëmijë edhe ti kishe një dëshirë që të rritesh, kur u rrite edhe u martove dhe sikur prindërve tu edhe ty fëmijët të erdhën në këtë botë si lutje drejtuar Krijuesit, duke qenë se lindja e fëmijës është gëzim i papërshkrueshëm. – Po, kështu është, pa asnjë dyshim. – tha me bindje të fortë miku im. – Meqenëse djali yt po kthehet vonë nga “çarshia” ku sho
qërohet me shokë, problemi është i vogël deri sa ai vie në shtëpi. – i them unë. – Po – tha ai – sado që vonohet më në fund kthehet në shtëpi. – Po mirë ore i uruar lëre derën hapur. – ia thashë këto fjalë meqenëse tani më në fytyrën e tij shihej një rreze shprese se ky problem është i përkohshëm. – Puna e detyron njeriun t’i braktisë shprehitë e këqija, andaj deri sa është i papunë edhe nuk të duhet aq shumë brenda në shtëpi se kështu kurseheni prej mosmarrëveshjeve që sjellë kotësia. – Mirë po thua se ai nuk po ka fat të gjej punë dhe kjo është duke e munduar vazhdimisht. – E pra durim, se ai “ikjen” nga shtëpia e ka parë si formë për t’i ikur problemeve përcjellëse që e shoqërojnë sa herë që kemi tepër “kohë të lirë” në shtëpi. Sa mirë që shihja në sytë e tij mënjanimin gradual të atij zhgënjimi dhe mllefi që e kishte kapluar dhe suksesi për këtë ishte më shumë i tij që më (mirë) kuptonte e jo vetëm i fjalëve të mia të zgjedhura enkas për këtë rast. – O miku im e tërë jeta jote është një ecje drejt qëllimeve që ke pasur, por rruga nuk është në çdo segment e shtruar me lule, diku ka edhe nga një gjemb. Pra, ti po ankohesh nga ajo që Zoti t’i ka dhënë, duke t’i plotësuar lutjet dhe dëshirat tua. Për një gjemb nuk hiqet dorë nga rruga dhe qëllimi drejt të cilit të shpie, e as nuk duhet mbyllur derën e shpresës te Krijuesi, as dyert e dashurisë në zemrat e më të afërmve.

Pas një kohe sërish e takova këtë person, mirëpo, meqenëse tani, djali i tij kishte gjetur një punë edhe ky dukej më i lehtësuar. Në fund të bisedës e pyeta:

– Tani si e ke hallin me djalin? – Edhe po t’i thuash të vonohet, nuk e bënë, ngase po lodhet dhe mezi po e pret natën për të pushuar.
Sa e thjeshtë: të rinjtë tanë nuk duan t’i shohin ministrat në xhip, por ta shohin veten si qytetar, për dinjitetin e të cilëve secili nivel qeverisës kujdeset maksimalisht.
Autor: Fehmi Maliqi




There are no comments

Add yours