1.1

LUTJA E DITËS SË HËNË NGA IMAM SEXHADI (a.s.)

Spread the love

Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.

Falënderimi e lavdërimi i takojnë vetëm Allahut. Vetëm për Ty është falënderimi i pandërprerë, i sistemuar, i një pas njëshëm e i përmbledhur.

O Zoti im! Fillimin e kësaj dite për mua bëje përmirësim, mesin e saj bëje shpëtim dhe fundin e saj bëje sukses! Unë kërkoj mbrojtjen me Ty prej një dite, fillimi i së cilës është dhimbje.

O Zoti im! Të kërkoj faljen e mëkatit për çdo të taksuar që kam bërë nijet dhe nuk e kam kryer, për çdo premtim që kam bërë, për çdo besë që kam dhënë e nuk e kam mbajtur.

Të lutem Ty, Zotëruesit të nevojave të cilat janë të plotësuara me dëshirën Tënde dhe që janë të shpejta në vullnetin Tënd: të lutem Ty të madhërosh e të dhurosh paqe e shpëtim për Muhamedin dhe për familjen e Muhamedit, të jesh i kënaqur prej meje me atë që dëshiron Ti, të dhurosh për mua prej anës Tënde mëshirë se me të vërtetë Ty nuk të pakëson asgjë falja e mëkateve dhe nuk të dëmtojnë dhuratat që jep.

O më i Mëshirshmi i Mëshiruesve! O Zoti im, më jep në çdo të hënë nga ana jote dy të mira: lumturi në fillim të ditës me bindjen ndaj Teje dhe mirësi në fundin e ditës me faljen e mëkateve që unë të kërkoj vetëm Ty.

O Ti që nuk ka Zot tjetër përveç Teje dhe që nuk i fal mëkatet askush përveç Teje.

ALLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMMED VE ALA ALI MUHAMMED.

(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 25)




There are no comments

Add yours