1.6

LUTJA E DITËS SË SHTUNË NGA IMAM SEXHADI (a.s.)

Spread the love

Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.

Bismil-lahi është fjala e të ruajturve prej mëkatit dhe të kujdesshmëve. Kërkoj mbrojtje me Allahun prej shtypjes së tiranëve, prej mashtrimit të smirëzinjve e prej poshtërsisë së mizorëve. Vetëm Allahun falënderoj e lavdëroj me të gjitha falënderimet e lavdërimet e falënderuesve e të lavdëruesve.

O Zoti im! Ti je Një i Vetëm, pa shok e pa ortak. Ti je sunduesi absolut. Sundimin Ty nuk ta ka dhënë askush;- nuk  kundërshtohesh në gjykimin Tënd;- nuk sfidohesh në sundimin Tënd;- Ty të lutem të madhështosh e të dhurosh paqe e shpëtim për Muhamedin, robin Tënd e të Dërguarin Tënd. Vetëm Ty të lutem, bëj që unë të arrij kënaqësinë Tënde me të lartë me falënderimet për mirësitë e Tua.

Më ndihmo që te jem në bindje ndaj teje dhe në angazhimin të përpiktë në adhurimin Tënd! Bëj që unë të meritoj shpërblimin Tënd me butësinë e kujdesit Tënd! Me mëshiro për aq sa kohë sa Ti të më lësh gjallë duke të mos kundërshtuar Ty!

Për aq sa do të më lësh të jetoj, bëje mbarë që të kryej vetëm nga ato punë që mua më sjellin dobi;- me librin Tënd ma zgjero kraharorin tim;-me këndimin e librit Tënd të fshish mëkatin tim, të më japësh mua shpëtimin në fenë time e në veten time;- për të mirën time mos i egërso ata që më bëjnë shoqëri; -përsose bamirësinë Tënde për aq jetë sa më ka mbetur, ashtu siç e përsose gjatë asaj pjese që kam kaluar, o më i Mëshirshmi i Mëshiruesve.

ALLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMMED VE ALA ALI MUHAMMED

(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 28)




There are no comments

Add yours