1.7

LUTJA E DITËS SË DIEL NGA IMAM SEXHADI (a.s.)

Spread the love

Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.

Me emrin e Allahut;- e shpresoj mirësinë vetëm prej tij;- kam frikë vetëm prej drejtësisë së tij; mbështetëm vetëm në fjalën e Tij; -kapem vetëm në litarin e Tij; -vetëm Ty të kërkoj mbrojtje, o Zotërues i faljes e i kënaqësisë;- prej padrejtësisë, agresionit, shndërrimeve të kohës, hidhërimeve të njëpasnjëshme, ngjarjeve të jashtëzakonshme dhe prej mbarimit të afatit para përgatitjes e pajisjes me mjetet e duhura.

Vetëm Ty të kërkoj udhëzim në atë që është e mirë dhe që përmirëson. Me Ty kërkoj ndihmë në ato punë që janë shoqëruese të suksesit dhe të bërjes së suksesit. Vetëm prej Teje e dëshiroj faljen e plotë, si dhe vazhdimësinë e shpëtimit të përgjithshëm. O Zot, vetëm me Ty kërkoj mbrojtje prej ngasjeve të djajve;- me pushtetin Tënd ruhem prej padrejtësisë së pushtetarëve;- prandaj, pranoje, o Zot, namazin dhe agjërimin tim, të nesërmes time dhe atë që vjen pas, bëje me të mirë se ora (ky qastë) dhe e sotmja ime!

Më bëjë të nderuar në fisin e në popullin tim! Më ruaj kur jam zgjuar e në gjumë se vetëm Ti, o Allah, je Ruajtësi më i mirë dhe vetëm Ti je më i Mëshirshmi i Mëshiruesve. O Zot im, vetëm te Ti shfajësohem, për sot e për ditët që vijnë më pas, prej të vetmuarve, prej idhujtarisë e ateizmit dhe lutjen time e kam të sinqertë vetëm për Ty duke shpresuar edhe përgjigjen; qëndroj në bindjen Tënde duke shpresuar shpërblimin; dhuro paqe e shpëtim për Muhammedin, më të mirin e krijesave të Tua dhe thirrësin për në të vërtetën Tënde!

Më ndero me nderin Tënd, nderin që kur nuk mbyllet. Më ruaj me syrin Tënd që kurrë nuk fle! Punën time mbaroje duke u ndërprerë vetëm te Ti! Përfundoje jetën time me faljen e mëkateve se vetëm Ti, Ti je Falësi i madh i mëkateve dhe Mëshirëploti.

ALLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMMED VE ALA ALI MUHAMMED

(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 28)




There are no comments

Add yours