lutje

Lutja e përditshme gjatë muajit të Ramazanit

Spread the love

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Allahumme sal-li ala Muhammed ve ala ali Muhammed!
(O Zot! Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit)

O Allah! Jepu gëzim njerëzve të varreve.
O Allah! Pasuroje çdo të varfër.
O Allah! Ngope çdo të uritur.
O Allah! Veshe çdo të zhveshur.
O Allah! Laja borxhin çdo borxhliu.
O Allah! Çliroje çdo të mërzitur.
O Allah! Ktheje në vendin e vet çdo të huaj.
O Allah! Çliro çdo rob lufte.
O Allah! Rregullo çdo të keqe midis muslimanëve.
O Allah! Jepi fund varfërisë sonë me pasurinë Tënde.
O Allah! Ndryshoje gjendjen tonë të keqe duke na dhënë një gjendje më të mirë.
O Allah! Na i laj borxhet tona dhe na çliro nga ngushtësia.
Ti je i plotëfuqishëm për çdo gjë.

Allahumme sal-li ala Muhammed ve ala ali Muhammed!
(O Zot! Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit)

Redaksia e revistës “Vlera”.




There are no comments

Add yours