hijj

Pikëpamjet islame për lëvizjen feministe

Spread the love

Mimoza Sinani
Pikëpamjet islame për lëvizjen feministe
“Pozita e gruas në Islamin e hershëm ka qenë me të vërtetë një pozitë shembullore, pozitë që
duhet të studiohet dhe të njihet prej çdo gruaje, si edhe prej çdo liberacionisti në shekullin e 21-
të.”
Disa tipare të kauzës feministe shkaktojnë zhgënjimin dhe madje kundërshtimin e grave
muslimane mbasi mendimet apo reformat e kësaj lëvizjeje janë në kundërshtim të plotë me
traditat e kulturës dhe të trashëgimisë fetare islame. Duke qenë se historia dhe trashëgimia e
popujve muslimanë ka qenë radikalisht e ndryshme prej asaj të Evropës Perëndimore dhe
Amerikës, feminizmi i cili do t’u apelonte grave muslimane dhe shoqërisë në përgjithësi, duhet
të jetë përkatësisht i ndryshëm. Këto të drejta ligjore, të cilat gratë perëndimore i kërkuan në
reformimin e Ligjit të Përgjithshëm Anglez, kanë qenë tashmë të pohuara për gratë muslimane
në shekullin e 7-të. Me fjalë të tjera, që lëvizja feministe të ketë sukses në një ambient islam,
ajo duhet të jetë një formë vendase e feminizmit, më mirë sesa një formë e konceptuar dhe e
kultivuar në një ambient të huaj, me probleme të ndryshme, me zgjidhje dhe synime të
ndryshme.
Ndërsa në Perëndim, rrjedha kryesore e lëvizjes së grave, e ka shikuar fenë si një prej armiqve
kryesorë të progresit dhe të mirëqenies së saj, gratë muslimane i vlerësojnë mësimet e Islamit
si përkrahësin dhe mbrojtësin e tyre më të mirë. Porositë që gjenden në Kur’an dhe në
shembullin e pejgamberit Muhammed s.a.v.s., vlerësohen si ideal drejt së cilit gratë
bashkëkohore dëshirojnë të kthehen.
Të drejtat dhe privilegjet të cilat kanë arritur femrat evropianë pas presioneve në shoqëritë ku
jetojnë dhe që i kanë arritur vetëm tani së fundi, Islami i ka rregulluar juridikisht për të gjitha
gratë shumë shekuj më parë, pa qenë nevoja që ato të rebelohen për shpalljen e normave të tilla
ligjore.
Të drejtat e gruas në kohët moderne nuk u dhanë vullnetarisht apo vetëm si rezultat i
përzemërsisë ndaj gjinisë femërore. Gruaja moderne arriti në pozitën e saj të tashme me anën e
forcës.
Me qëllim që të arrinte deri në pozitën e sotme, gruaja luftoi me dekada dhe shekuj. Me qëllim
që të fitonte të drejtën e mësimit dhe lirinë e punës dhe fitimit, asaj iu desh të ofronte sakrifica
të dhembshme dhe të heqë dorë nga shumë të drejta të saj natyrore. Ajo pagoi shumë shtrenjtë
që ta vendoste statusin e saj si një qenie njerëzore që posedon shpirt. Edhe pas të gjithë këtyre
sakrificave të shtrenjta dhe luftërave të dhembshme, ajo ende nuk ka arritur atë që feja islame
ka vendosur me dekretin hyjnor për gruan muslimane.
Kur’ani nuk i denigron gratë
Në mesin e errësirës që e kishte gllabëruar botën, zbulimi hyjnor kumboi në shkretëtirën e
Arabisë me freski dhe madhështi si mesazh universal për njerëzimin: “O ju njerëz, kini frikë
Zotin tuaj , që ju ka krijuar prej një vete, dhe nga ajo krijoi palën e saj dhe prej atyre të dyve u
shtuan shumë burra e gra.” (Kur’ani 4:1). Një studiues duke analizuar këto vargje thotë: “Është
e besueshme se nuk ka tekst tjetër, të vjetër apo të ri, që ta trajtojë me kaq humanizëm gruan në

të gjitha aspektet, kaq shkurt, kaq thellë, me kaq elokuencë dhe me kaq origjinalitet se sa ky
dekret hyjnor.”
Islami i sheh si mashkullin edhe femrën me të drejtat dhe detyrat e veta, pasi secili janë degë të
një trungu, që e kanë zanafillën nga një baba, Ademi dhe nga një nënë Hava. Në pajtim me
Kur’anin, të dy gjinitë ndajnë besimin e përbashkët, të dy janë subjekte në kushte të njëjta
ekzistenciale, me mundësi të njëjta dhe qëllim të njëjtë për ekzistim.
Pejgamberi Muhammed thoshte: “Gratë janë gjysma tjetër e burrave.” Njësia themelore e
njerëzimit nuk është as burri, as gruaja. Është burri dhe gruaja, të bashkuar përmes martesës që
i bën ata familje.
Statusi i gruas në fenë islame është diçka unike, diçka që nuk ka kurrfarë ngjashmërie në
cilindo sistem tjetër.
Pozita e gruas në Islam
Pozita e gruas në Islamin e hershëm ka qenë me të vërtetë një pozitë shembullore, pozitë që
duhet të studiohet dhe të njihet prej çdo gruaje, si edhe prej çdo liberacionisti në shekullin e 21-
të.
Zëri i parë që është ngritur për të vërtetuar pejgamberinë e Muhammedit a.s. ka qenë zëri i
femrës, e ai zë ka qenë zëri i Hadixhes r.a. Po ashtu, dëshmorja e parë në Islam ka qenë femër,
e ajo është Sumejja, nëna e Amarit.
Pejgamberi ka thënë: “Nga bota juaj më janë të dashura gratë dhe aroma, kurse gëzimi im më i
madh është në namaz.”
Siç shihet nga fjalët e tij, gratë janë përmendur së bashku me aromën dhe namazin. Edhe
fjalimin e tij të fundit lamtumirës drejtuar as’habëve e përfundoi me porosinë që të jenë të
sjellshëm ndaj bashkëshorteve të tyre. All-llahu i gjithëfuqishëm, ia besoi mashkullit
ndërtimin, ngritjen dhe rregullim e jetës, por femrës ia dhuroi rolin më të madh, më të
rëndësishëm dhe më të ndershëm: i besoi edukimin e vetë njeriut.
Duke i dhënë rëndësi të madhe nënës e cila lind dhe edukon shoqërinë, duke lavdëruar
amësinë, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Xheneti është nën këmbët e nënës.”
Në fenë islame, gruaja është një entitet i pavarur dhe sipas kësaj, një qenie plotësisht
përgjegjëse njerëzore. Islami i drejtohet asaj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk i qaset më
ndërmjetësimin e meshkujve. Pranimi i fesë është një çështje krejtësisht personale e bërë sipas
vullnetit të saj burimor dhe të pavarur.
Roli i gruas në Islam
All-llahu i Gjithëdijshëm i ka dhuruar gruas fuqi të jashtëzakonshme. Përparimi dhe lumturia,
si edhe shkatërrimi i familjes janë në duart e saj. Gruaja mund të shndërrojë shtëpinë në
xhennnet ose në xhehenem të këndellur. Ajo ka mundësi që ta çojë burrin e vet gjer në
piedestalin më të lartë të suksesit ose në fund të humnerës dhe mjerimit.
Gratë luanin një rol të rëndësishëm në shekujt e hershëm të Islamit, madje duke arrirë pushtet
në çështjet shoqërore. Kur’ani insistoi mbi barazinë e gjinive dhe vrulli i hershëm islam për
arsimim solli shumë dobi për gratë në shekujt e hershëm. Gratë u bënë poete, shkrimtare dhe
udhëheqëse në fusha të ndryshme. Sukajaneh (vdiq 735 e.s.), bija e Husejn ibn ‘Aliut, ishte
drejtuese e salloneve letrare, mbrëmjet intelektuale të së cilës ishin të njohura në tërë Botën

Muslimane të asaj kohe. Rabi’ah el ‘Adauijjah, në shekullin e dytë të Islamit, ishte një nga
poeteshat më të famshme sufiste.
Pas vdekjes së Pejgamberit e deri në shekullin tonë, gjendet një histori e mbushur plot me
zonja të famshme muslimane, mësuese, edukatore, luftëtare, infermiere, poete, autore, hafëze,
të ndershme e dinjitoze, që merren si shembull në shoqëri.




There is 1 comment

Add yours
  1. Onwin Güncel Giriş

    I really love to read such an excellent article. Helpful article. Hello Administ . Metropol Halı Karaca Halı Öztekin ve Selçuklu Halı Cami Halısı ve Cami Halıları Türkiye’nin En Büyük Cami Halısı Fabrikasıyız…


Post a new comment