allah

Zoti i Madhërishëm…

Spread the love

Zoti i Madhërishëm
O i Bukuri, o i Madhi Zot,
O Mëshiruesi ynë Mëshirëplotë.
O i Gjallë, përgjithmonë jeton,
O Mbikëqyrës i çdo njërit atom.

Ti je Ai qe i ngrite qiejt pa ndonjë shtyllë,
Ti je Ai që bënë ndryshimin e natës me ditë.
Ti je Ai qe e krijove diellin që shndritë,
Ti je Ai që lartësove hënën me plot pozitë.

Ti je vetëm një Zot, vetëm një Fuqi
Ti na mëshiron ti na jep gjallëri.
Me zemër te kuptojmë, je i Vetmi Perëndi,
Të lutemi na mëshiro ashtu siç din ti.

Shadije Berisha Shishman – Halep , SIRIA




There are no comments

Add yours