858970b2a354a5c8f987562ebf2edfe7

Poligamia nuk është pjesë e mësimeve islame

Spread the love

Duke iu përgjigjur polemikave të gjata për poligaminë në një kongres kombëtar tre-ditor gjatë të cilit qindra klerike femra nga mbarë shteti Indonezian diskutuan sfidat me të cilat përballen gratë indoneziane. Ato theksuan se praktika e poligamisë nuk është pjesë e mësimeve islame.

Sipas Siti Ruhaini Dzuhayatin, e cila përfaqëson Indonezinë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC), sjell në pah Islami kurrë nuk prezantoi konceptin për të pasur bashkëshort të shumëfishtë në të njëjtën kohë. Poligamia ka ekzistuar qysh prej epokës së xhahiletit. Në atë kohë, burrat u lejuan të kishin një numër të pakufizuar të grave” – tha Siti, duke iu referuar epokës së injorancës në historinë e Lindjes së Mesme para ardhjes së Islamit.

Kur erdhi Islami, ajo humanizoi praktikën duke kufizuar numrin [e grave që një njeri mund ta merrte], shtoi ajo.

Shumë muslimanë konservatorë ende pretendojnë se poligamia është e lejuar në mësimin Islam.
Megjithatë, qeveria mbështet parimin e monogamisë me nenin 3 të ligjit, i cili përcakton se një burrë lejohet të ketë vetëm një grua.

Kongresi i parë i klerikëve myslimanë të Indonezisë synon të forcojë rolet e grave. Ligji lejon që burrat të marrin një grua të dytë nën kushte të caktuara, siç janë rastet kur gruaja e tij e parë vuan nga një sëmundje e rëndë ose nuk është në gjendje të lindë një fëmijë.

Duhet të mësojmë se vetë Kurani nxit monogaminë; Thuhet se nëse burrat nuk janë në gjendje trajtojnë gratë në mënyrë të drejtë, atëherë ata duhet të kenë vetëm një grua. Pra, kërkesa [për marrjen e një gruaje të dytë] është e rreptë dhe kjo për shkak se praktika mund të çojë në dhunë dhe padrejtësi ndaj grave “, tha kleriku Nur Rofiah i Kolegjit Kuranor të Xhakartës.




There are no comments

Add yours