roger

Roger Waters ka humbur miliona duke i qëndruar në krahë Palestinës, por nuk i intereson”

Spread the love

 Nëse ata thonë diçka në publik ata nuk do të kenë më një karrierë. Ata do të
shkatërrohen. Unë shpresoj që t'i inkurajoj disa prej tyre që të mos kenë frikë dhe
të ngrehin zërin e tyre, sepse ne kemi nevojë për ta..”

Një çështje që ai ka plotësisht të drejtë është çështja e vuajtjes palestineze në duart e luftës izraelite, okupimit dhe bllokadës ekonomike. Për më shumë se dhjetë vjet,

Waters është marrë me çështjen e lirisë palestineze dhe pikë qendrore në muzikën e tij dhe shfaqje dramatike në skena te ndryshme ishte kryesisht çështja për lirinë e Palestinës.

 

Waters është pjesë e lëvizjes Boycott-Divestment- Sanctions  që të inkurajoj individët që të bojkotojnë produktet izraelite dhe turizmin. Waters përdor statusin e tij si një legjendë muzikore; për të nxjerrë në pah gjendjen e palestinezëve. Në vitin 2012 ai foli në

Kombet e Bashkuara për këtë çështje. Ai shpesh shkruan letra të hapura për muzikantët e tjerë duke u kërkuar atyre që të zbrapsen nga performimi në Izrael derisa të arrihet një zgjidhje kuptimplotë e paqes.

Waters është një shembull i përsosur se si kompleksi industrial-medial ndëshkon individët që nuk i përshtaten stereotipit  të një yllit veteran të rokut. Në fund të vitit të kaluar, një tregim i nënpërfaqësuar ka sqaruar se si American Express hodhi poshtë një marrëveshje të planifikuar të sponsorizimit të Waters-it për turneun e tij në vitin 2017 , që u tha se ishte me vlerë 4 milionë dollarëshe.

Ka shumë të famshëm që përdorin shkaqe politike për të rritur statusin e tyre,ne nuk shohim asnjë dëshmi që Waters ka përfituar nga çështja për lirinë e Palestinës.

Përkundrazi është e vërtetë. Duket se mesazhi i tij i paqes për të gjithë dhe urrejtja për askënd atij i ka kushtuar miliona dollar. Waters përshkroi situatën në industrinë e tij të muzikës me rreshtat në vazhdim: Industria ime ka qenë veçanërisht e pabindur në ngritjen e një zëri (kundër Izraelit). Unë dhe Elvis Costello, Brian Eno dhe një ose dy të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk është në Shtetet e Bashkuara ku jetoj unë. Unë kam biseduar me shumë prej tyre, dhe ata janë të pakënaqur por edhe  të frikësuar që të flasin.

 Nëse ata thonë diçka në publik ata nuk do të kenë më një karrierë. Ata do të shkatërrohen. Unë shpresoj që t'i inkurajoj disa prej tyre që të mos kenë frikë dhe të ngrehin zërin e tyre, sepse ne kemi nevojë për ta..

Fakti është se shumica e muzikantëve nuk fitojnë as humbin shumicën e fansave  për shkak të politikës. Fakti është se shumica e njerëzve blejnë albume dhe bileta të koncerteve bazuar në faktin se ata pëlqejnë zërin e tij ose një kënge ose kënaqen duke kënduar së bashku me tekstet e tyre.

Nëse Waters po mbronte për gjenocid, mizori, urrejtje apo imperializëm,nuk  do të pajtohem që koncertet e tij duhet të bojkotohen. Por fakti që ai po mbron për pikërisht të kundërtën e gjërave të lartpërmendura, e bën në pozitë  American Express të duket jo vetëm ekstrem, por edhe jo logjik. Roger Waters është duke u dënuar për fjalim e tij të lirë në një temë që nuk duhet të jetë e diskutueshme. Fakti që disa e gjejnë të diskutueshme tregojnë se sa të ulët dhe të egër janë bërë natyra e debateve moderne për të drejtat e njeriut. Asnjë popull i pafajshëm nuk meriton të jetë i shtypur dhe i okupuar, por pikërisht kjo po ndodh me palestinezët dhe kjo ka ndodhur me dekada.

Si dikush që ka parë fjalimet e Waters shumë herë, unë e rekomandoj ata, madje edhe për ata që nuk pajtohen me pikëpamjet e tij, por që duhet ta shijojnë përballjen me të.




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment