5.1

Pse gatimi me pluhur shafrani është ndryshe nga marrja e shafranit si pilulë?

Spread the love

Vazhdim

Mendohet se gatimi me shafran indian ka një ndikim shumë të mirë, gjithashtu edhe erëza kërri absorbohet për mrekulli në trupin tonë . Kërri është lipofilik, që do të thotë se ajo lidhet me yndyrna dhe kështu kur ne gatuajmë me vajra, kërri lidhet me vaj dhe tretet në trupin tonë. Biberi i zi – më konkretisht, një përbërje e biberit te zi i quajtur piperine – mund të bëjë të njëjtën gjë, duke ndihmuar për të tretur akoma më shume kërrin në trupin tonë. Prandaj gatimi me shafran të Indisë, piperi i zi i përzier së bashku me vajrat janë kombinim i mirë.

Për Profesorin Widschwendter është lajm i mirë sepse ai është i angazhuar në përdorimin e teknikës së tij që të zhvillojë strategji të cilat ne mund t’i përdorim në mënyrë që të parandalojmë kancerin shumë më herët sesa fillimi i zhvillimit të tij. Gjëja pozitive në shëndetin tonë, si dhe në një periudhë të shkurtër kohore mund të vërehen ndryshime në ADN dhe se shafrani indian është substancë e cila ia vlen të ketë hulumtime të mëtutjeshme për parandalimin e kancerit.

Është shumë e vështirë për të gjetur mënyra për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të cilat marrin një kohë të gjatë për t’u zhvilluar, sikurse është kanceri (ose sëmundjet e zemrës) dhe kështu testet të cilat me saktësi japin një paralajmërim të hershëm të këtyre sëmundjeve, të cilat janë të ndjeshme të tregojnë ndryshime delikate dhe të rrezikshme, janë shumë të vlefshme për shkencën.

Rezultatet gjithashtu sugjerojnë të përdoret rregullisht një sasi e vogël e shafranit indian dhe kështu shafrani do të ketë ndikim të mirë në shëndetin tonë. Mund të jetë akoma herët, por mos humbisni rastin të parandaloni një grup sëmundjesh nga një erëz magjibërëse siç është shafrani indian!

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 20, tetor/nëntor 2016, fq. 33)




There are no comments

Add yours