4.1

A ndihmon me të vërtetë shafrani i Indisë në mbrojtjen nga kanceri?

Spread the love

Hyrje

Mund të jetë akoma herët, por mos humbisni rastin të parandaloni një grup sëmundjesh nga një erëz magjibërëse siç është shafrani indian! Shafrani është një erëz që është përdorur për gatim në Azinë Jugore për mijëra vjet, por a mund të bëjë më shumë se t’i jep shije kërrit tonë –a mund t’a përmirësojë shëndetin tonë dhe madje edhe të ndihmojë në parandalimin e kancerit?

Shafran i Indisë është një rrënjë e cila lehtë mund te vihet re por poshtë në tokë është një erëz e verdhë portokalli që është në zemër të kërrit indian. Por me kalimin e viteve, artikuj të shumtë janë shfaqur duke pretenduar se kjo erëz e shpeshtë është në gjendje për të kuruar çdo gjë nga thartira deri tek stomaku i trazuar dhe për të mbajtur në kontroll sëmundje të rënda si diabeti, depresioni, Alzheimeri, dhe madje edhe kancerin. Ka mijëra studimeve të publikuara për shafranin e Indisë, dhe në veçanti për një kompleks dobish për shëndetin për të cilat është i përgjegjshëm

Eksperimenti

Ne u bashkuam me Newcastle University për të drejtuar eksperimentin, dhe rekrutuam gati 100 vullnetarë. Ne morëm mostra gjaku në fillim te eksperimentit, dhe pastaj i ndamë në tre grupe:

  • Grupi i parë mori 1 lugë çaji pluhur shafran të Indisë në ditë.
  • Grupi i dytë mori të njëjtën sasi të shafranit në shtesa (pilula).
  • Grupi i tretë mori një pilulë placebo (të rreme).

Për 6 javë ata do të ndjekin këtë rutinë dhe më pas do të kontrollohen mostrat e gjakut përsëri. Ne bëmë tre teste në mostrat e gjakut të tyre.

Testi i parë u zhvillua nga BP Biosciences në Newcastle, dhe ishte një ‘test stresi oksidativ’. Kjo është një provë e re e cila mat se sa mirë qelizat e gjakut të pjesëmarrësve mund t’i rezistojnë inflamacioneve dhe i jep një tregues se sa janë të forta sistemet e tyre imunitare. Kjo do të ndihmojë për të vlerësuar nëse shafrani i Indisë mund të reduktojë inflamimin e mjaftueshëm që të ketë sëmundje kronike si diabeti.

Testi i dytë ishte një numërim i qelizave të bardha të gjakut të pjesëmarrësve që është tregues tjetër i sistemit imunitarë.

Testi final të cilin ne e kemi bërë, u zhvillua në University College London, dhe përfshiu kërkimin në degëzimet e ADN-së. ADN-ja bart kodin gjenetik për të gjitha qelizat tona, por, qelizat e ndryshme ‘lexojnë’ pjesë të ndryshme të kodit. Degëzimet e ADN-së parandalojne disa pjesë te kodit gjenetik nga leximi në qeliza të ndryshme, kështu që të gjitha qelizat marrin pjesën e tyre specifike për t’a lexuar. Megjithatë, hulumtimet e kohëve të fundit kanë treguar se degëzimet e ADN-së mund të “shkojnë keq” dhe kjo mund të shkaktojë që qelizat të bëhen kancerogjene.

Në këtë universitet, Profesor Martin Widschwendter dhe ekipi i tij kane treguar tashmë një aftësi premtuese për të parashikuar kancerin në gji dhe mitër shumë kohë para se ai të zhvillohet nga disa ndryshime të vogla në strukturen e ADN-së. Ata të cilët kanë përdorur pluhurin e shafranit gjatë gatimit, gjithashtu kanë ndërruar edhe mënyrën e të ushqyerit të përgjithshëm, gjë që na bën të mendojmë se efekti nuk ishte i pluhurit të shafranit indian.

Vazhdon

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 20, tetor/nëntor 2016, fq. 32-33)




There are no comments

Add yours