636332227925704927

RESPEKTI PËR LIGJIN, Imam Aliu (paqja qofte mbi te)

Spread the love

RESPEKTI PËR LIGJIN

Për rehatinë dhe sigurinë e popullatës, ligjet janë të nevojshme. Kur ne e kuptojmë përparësinë e veprimit në përputhje me ligjin, atëherë do bëhemi qytetar të mirë. Në shoqërinë e civilizuara, njerëzit nuk mund të jetojë pa ligje. Aty ku mbisundon ligji I xhunglës, aty nuk ka shoqëri të civilizuar. Për udhëheqjen e mirë të administratë shoqërore, të rëndësisë esenciale janë ligjet e përcaktuara në mënyrë të drejtë. Këto ligje shërbejnë për mirëmbajtjen e rendit dhe për të siguruar ndëshkimin e merituar dhe adekuat për fajtorët. Për rehatinë dhe sigurinë e popullatës, ligjet janë të nevojshme. Në vendet ku ka mirëkuptim në mes të njerëzve dhe ligjvënësve, ligjet nxirren për levendin e njerëzve, prandaj edhe ata i respektojnë këto ligje. Në një shtet mund të ketë mbarëvajtje të përgjithshme nëse populli i atij vendi i nënshtrohet ligjit.

Në vendet ku ligjvënësit punojnë me motive të fshehta egoiste dhe gjatë formimit të ligjit nuk e kanë ndërmend mbarëvajtjen e njerëzve, aty njerëzit nuk nderojnë ligjin dhe në atë shoqëri paraqiten pakënaqësitë.
Respekti për ligjet legjitimet për të mirën e popullit është esenciale dhe prindërit duhet t’ua shpjegojnë fëmijëve këto. Kur fëmija vëren se prindërit e kalojnë rrugën vetëm prej vendkalimit të këmbësorëve, ai do të kuptojë se edhe ai duhet të bëjë të njëjtën. Ai do të pranojë shprehinë e ndjekjes së ligjeve të sigurisë dhe asnjëherë të mos t i shkelë ato.

Prindërit duhet t’u tregojnë fëmijëve se automobilat dhe mjetet tjera lëvizëse e kanë të drejtën e lëvizjes nëpër rrugë dhe këmbësorët mund të shfrytëzojnë vetëm kalimin e këmbësorëve kur dëshirojnë të kalojnë në anën tjetër të rrugës. Këmbësorët që e anashkalojnë këtë rregull bëjnë kundërvajtje dhe janë të ekspozuar rrezikut të fatkeqësisë. Kur fëmija të kuptojë përparësinë e veprimit në përputhje me ligjin, ai do bëhet një qytetar i mirë. Imam Aliu a.s. Urdhëruesi i Besimtarëve thotë: “ Shprehitë janë natyra e dytë e njeriut “




There are no comments

Add yours