Si e ndërton merimanga rrjetën?
Merimanga në Kuranin e Shenjtë
Zoti i Madhëruar në Kuranin e Shenjtë përveç shumë kafshëve, përmend edhe insektet, njëra ndër to është edhe merimanga, madje surja e 29 me radhë në Kuran quhet el-‘Ankebūt (Merimanga). Zoti e përmend merimangën vetëm një herë në Kuran, në po këtë sure. Ajeti në të cilën përmendet ajo është një lloj krahasimi i besimit të idhujtarëve që duke e lënë Zotin mënjanë, adhurojnë dhe marrin ndihmës të tjerë në vend të Zotit të Vërtetë.
Ky ajet kuranor thotë: “Shembulli i atyre, të cilët veç Allahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është shtëpia e merimangës”.
Ky shembull nuk nënkupton që merimanga dhe shtëpia e saj (rrjeta) është diçka e keqe, përkundrazi, kuptimi është se shtëpia e saj është e dobët dhe prishet lehtë, njashtu siç është i dobët besimi i idhujtarëve dhe jobesimtarëve.
Si e ndërton merimanga rrjetën?
Kjo video 2-minuta e 15-sekondëshe, paraqet merimangën se si me shumë mjeshtëri e thur rrjetën, dhe nëse shikohet me kujdes, ajo asnjëherë nuk e ndërpren fijen e rrjetës. Çudi se si aq e vogël dhe e imët është dhe poaq të imët e ka edhe trurin, por me shumë saktësi dhe mjeshtëri e end rrjetën. Allahu është më i Miri Krijues dhe Frymësues.