8.1

Lulja azaleja

Spread the love

Hyrje

Azaleja është njëra prej luleve më të përshtatshme për dhomë sidomos gjatë muajve të dimrit. Kjo lule ka prejardhjen nga Kina që për herë të parë është gjetur në vitin 1708. Ky lloj gjendet nëpër Evropë, Azi, Amerikën Veriore dhe Australi. Kjo lule mund të kultivohet në dhomë por me një përkujdesje të veçantë, mund ta rrisim nëpër ballkone e tarraca por duhet një herë në ditë t’ia stërpikim fletët e saja me ujë të pagëlqeruar, se përndryshe mund t’i bien fletët.

Kur lulëzon azaleja?

Zakonisht këto lule lulëzojnë në pranverë por edhe gjatë muajve të dimrit. Azaleja është lule që qëndrojnë shumë, por nëse ajo mbjellet në tokë, pra në kopsht, ngrirja mund ta dëmtojë. Është e preferuar që gjatë verës ta mbjellim në tokë me gjithë saksi, nëse dëshirojmë ta kemi gjatë dimrit në saksi njashtu edhe gjatë viteve të ardhshme me lule dhe gjethe të pasura. Shumë ngadalë rritet prandaj janë të shtrenjta në treg.

Disa këshilla për mirëmbajtjen

Disa këshilla rreth mënyrës së përkujdesjes:

  • Kjo lule kërkon dritë por jo diell direkt.
  • Temperatura më e përshtatshme gjatë dimrit është 13º C në vendet e ngrohta. Azeleja thahet dhe i bien shpejt gjethet.
  • Në fazën e lulëzimit azaleja kërkon shumë ujë, pastaj më pak.
  • Nëse e vërejme që tokën e ka të thatë, urgjentisht duhet saksinë ta fusim në një enë me ujë të ngrohët dhe duhet të rrijë mëse 4 apo 5 orë.
  • Me ushqim artificial apo pleh të lëngët kërkon të ushqehet dy herë në javë.
  • Për ta pasur ajrin e lagur, duhet që gjethet t’ia lagim një herë në ditë.

Pikat e dobëta të lules azaleja

  • Fletët i thahen dhe i bien! Ambienti është shumë i nxehtë dhe ajri i thatë.
  • Nuk i çelen lulet. Lulja është ujitur më shumë se sa ka nevojë ose vendi ku gjendet lulja ka rrymim (shkuj ose promajë).
  • Nëpër gjethe ka ngjyrë të verdhë dhe prapa gjethit ka pëlhurë merimangë si dhe disa larva. Duhet të stërpiket me ujë, poashtu përdorni barëra shëruese kundër insekteve.
  • Nëpër gjethe ka vija dhe lara të bardha! Stërpikni me malation (ilaç i posaqëm).
  • Gjethet e reja janë të vogla dhe nuk lulëzojnë. Duhet ta ushqeni me pleh të lëngët.

Autore: Shpresa Qeriqi

(Revista “Vlera”, nr. 6, gusht 2011, fq. 47)




There are no comments

Add yours